Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Shigjetari dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Shigjetari dhe

Miqtë do të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë këtij muaji dhe do të ndikojë te lumturia juaj. Marsi në Peshore do të vizitojë shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të argëtimit, miqve, shpresave dhe dëshirave për tre javët e para, deri më 18 nëntor.

Hëna e plotë e 12 nëntorit mund të sjellë një festë të mrekullueshme, ku asnjë shpenzim nuk do të mendohet dy herë pasi keni qëllim t’i trajoni mysafirët tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Mund të jetë një festë, bamirësi, ngjarje e veçantë etj. Me Plutonin dhe Neptunin që rrisin argëtimin në këtë ditë, 12 nëntori është një ngjarje që nuk duhet ta humbisni.

Gjithashtu gjatë Hënës së plotë, do t’ju duhet të punoni me një projekt të rëndësishëm, i cili duhet të përfundojë në kohë.

Takimi i Afërditës dhe Jupiterit në Shigjetar do të jetë një ngjarje e rrallë, më 24 nëntor. Pritet një fundjavë marramendëse, e paharrueshme. Marsi do të jetë përballë Uranit në po të njëjtën fundjavë, ndaj vazhdoni qëndroni të fortë për të mos u prekur nga gripi. Ushqehuni me vitamina dhe përpiquni të flini mjaftueshëm gjumë.

Përsa i përket romancës, Afërdita do të jetë te Shigjetari nga 1 deri në 25 nëntor, duke ju favorizuar. Qarkulloni nëpër qytet, blini rroba të reja sepse do të jeni në qëndër të vëmendjes, ndaj rifreskoni pamjen. Karizma juaj do të bjerë në sy.

Hëna e re në Shigjetar më 29 nëntor do të jetë një nga më të rëndësishmet e vitit. Vendosni se çfarë doni të arrini në vijim. Nëse hidhni një hap drejt ëndrrës suaj, keni një mundësi më shumë për ta realizuar atë. Mos lejoni që mundësitë t’ju zhduken si parfum në ajër – përdorini!

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Shigjetari dhe

Si Bricjap, karriera është gjithnjë e rëndësishme për ju dhe muajin e kaluar, kur Marsi hyri për herë të parë në sektorin e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve më 3 tetor, e patët tepër të lehtë që të prezantonit sa më mirë veten.

Nëse jeni të vetëpunësuar, ishte dhe është ende një kohë e mirë për takime dhe vetë-promovimeve, siç janë reklamat, rrjetet socale dhe publiciteti. Marsi do të qëndrojë në sektorin tuaj profesional deri më 18 nëntor.

Mërkuri është në prapavijë, megjithatë deri më 20 nëntor, ndaj përqëndrohuni në mënyrë që të takoheni me sa më shumë njerëz të rëndësishëm. Ata mund të kenë një projekt të suksesshëm. E kaluara dhe eksperienca është pasaporta juaj këtë muaj.

Më 12 nëntor, Marsi do t’i dërgojë Jupiterit disa rreze të veçanta, kështu që priten ditë të lavdishme për promovim. Nëse po diskutoni një projekt krijues, do të entuziasmoheni sepse ka të bëjë me talentin tuaj më të mirë.

Hëna e plotë e 12 nëntorit do të sjellë një episod të këndshëm romantik. Hëna do të jetë në komunikim ideal me Plutonin, duke e shndërruar për mirë momentin.

Hëna e re e 26 nëntorit do t’ju ndihmojë të përgatitetin për vitin e mahnitshëm që ju pret.

Mendoni për gjithë çfarë dëshironi të arrini gjatë 2020-s. Hëna e re do t’ju japë motivimin e duhur për t’u dhënë përgjigje shumë çështjeve të rëndësishme.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.