Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Ujori dhe Peshqit

Ka të ngjarë që të kërkoni për një pozicion të ri pune, por procesi do të jetë i ndërlikuar. Kjo mund të ndodhë sepse tashmë keni punuar në një punë të nivelit të lartë dhe ka shumë pak pozicione në maj të piramidës. Vazhdoni të kërkoni. Hëna e re në fund të tetorit duhet t’ju ndihmonte, por Urani, sundimtari juaj, po kundërshtonte Hënën dhe Diellin. Nuk do të ishte çudi nëse keni lënë papritur punën ose keni në plan të filloni një biznes të ri.

Është gjithashtu e mundur që Hëna e re e 27 tetorit të ketë shkaktuar disa situata kaotike. Nëse po kërkoni një pozicion të ri, mbase duhet të filloni të mendoni që të zhvendoseni diku tjetër.

Nëse keni nisur të intervistoheni për një punë më të lartë, do të keni mundësi më të mira gjatë javëve të ardhshme, nga 18 nëntori deri më 3 janar.

Neptuni, planeti që sundon shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave, ka qenë në prapavijë që nga 21 qershori deri në fund të tetorit. Pra, në vijim do të shihni se do të jetë më e lehtë të kërkoni rritje rroge ose të vetëpunësoheni.

Më 24 nëntor, Marsi do të kundërshtojë Uranin. Kjo gjë mund të sjellë lajme të befasishme përsa i përket çështjeve të shtëpisë dhe familjes. Nëse udhëtoni gjatë kësaj fundjave, sigurohuni që të keni pranë dikë që e besoni.

Në po të njëjtën ditë, mund të merrni një ftesë për një ngjarje të mrekullueshme, ku do të jeni të rrethuar nga miqtë. Mund të jetë një festë që zhvillohet në një ambient të veçantë.

Afërdita dhe Jupiteri do të bashkohen në Shigjetar, duke sugjeruar që njerëz nga kombësi të ndryshme të jenë të pranishëm në të njëjtin event me ju.

Mërkuri, planeti i marrëveshjeve dhe komunikimit, do të jetë në prapavijë nga 31 tetori deri më 20 nëntor duke ndikuar te karriera. Duke qenë në prapavijë, procesi i zhvillimeve të karrierës do të jetë i ngadaltë.

Megjithatë muaji i ardhshëm do të jetë më i ndritshëm, me më shumë mundësi profesionale.

Më 26 nëntor, Hëna e re në Shigjetar do të ndikojë te miqtë, festat, darkat dhe romanca. Hëna e re do t’ju përgatisë për një sezon magjik.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Ujori dhe Peshqit

Me fillimin e nëntorit, Marsi do të jetë në Peshore. Duket se po organizoni sa më mirë financat, po paguani faturat dhe taksat dhe po përpiqeni të shlyeni borxhet. Këtë muaj, do të gjeni një mënyrë të përsosur për të kursyer duke shkurtuar shpenzimet e përsëritura.

Në të njëjtën kohë, kur Marsi lëviz në shtëpinë e tetë, shpenzimet shpesh rriten, kështu që mund të ndodhë që të përballeni me disa të papritura. Paratë kursehen nga njëra anë dhe shpenzohen nga tjetra. Megjithatë në fund të muajit, do të vendosni totalisht kontrollin tuaj për të riorganizuar financat.

Mërkuri është në prapavijë nga 31 tetori deri në 20 nëntor, kështu që nuk është koha e duhur për të blerë artikuj të ndryshëm e pajisje elektronike. Nëse keni ndërmend të blini një makinë, kompjuter, telefon ose pajisje për kuzhinën, mos e bëni.

Hëna e re e 12 nëntorit mund t’ju gjejë duke përgatitur disa shkresa, të cilat duhen kontrolluar mirë. Mërkuri është në prapavijë ndaj bëni mirë t’i bëni sytë katër.

Nëse do t’ju duhet të nënshkruani dokumente, shmangeni një gjë të tillë gjatë kohës kur Mërkuri është në prapavijë. Koha ideale për t’u marrë me shkresa është pas datës 29.

Mund t’ju duhet të udhëtoni brenda katër ditëve afër 12 nëntorit dhe falë mbështetjes së madhe së Saturnit dhe Neptunit, ky do të rezultojë një udhëtim i suksesshëm.

Neptuni ka qenë në prapavijë që nga 21 qershori, por do të shkojë në pozicion normal më 27 nëntor. Kjo do të thotë se priten përparime mbresëlënëse në zonat ku keni përqëndruar vëmendjen së fundmi.

Dy ditë më pas, disa nga lajmet më emocionuese të muajit do të kenë lidhje me Hënën e re të 26 nëntorit, e cila do të ndikojë te shtëpia e dhjetë e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve në karrierë.

Kjo është një Hënë shumë e rëndësishme për anën profesionale.

Nëse doni një pozicion të ri pune, duket se jeni gati për t’u intervistuar. Nëse keni një biznes, bëni reklama, punoni me rrjetet sociale ose merreni me publicitet, ju pret një periudhë e artë. Është koha që të shkëlqeni.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.