Vajza në qendër të historisë më të çuditshme dhe më të pabesueshme të viteve të fundit do të flasë për herë të parë këtë javë, në një intervistë për Dr. Phil.
Intervista e Natalia Grace Barnett do të transmetohet më 7 nëntor.
Në Ukrainë, në vitin 2010, Natalia u adoptua nga një çift amerikan, të cilët akuzohen se e kanë braktisur para pesë vitesh – aludohet se e lanë vajzën të vetme në shtëpi dhe u shpërngulën në Kanada.
Michael Barnett, 43 vjeç dhe gruaja e tij, Kristine, 45 vjeçe, thonë se i lanë të besonin se po adoptonin një fëmijë tetë vjeç, por sipas tyre, Natalia është sociopate dhe mashtruese që shtiret si fëmijë.
Natalia i hedh poshtë këto aludime gjatë intervistës. Ajo ka një formë nanizmi spondyloepiphyseal. Dy vite pas adoptimit, familja i ndërroi moshën ligjore Natalia-s, duke e deklaruar 22 vjeçe.
Barnett tha për Good Morning America se me shumë mundësi, Natalia është të paktën 33 vjeçe. Gjithashtu, ai tha se Natalia tentoi ta lëndonte familjen e tij.
“Natalia vendoste pineska të tejdukshme nëpër shkallë me majë sipër që kur të ngjiteshim, t’i shkelnim dhe të vriteshim,” tha Barnett. Në një tjetër incident, Barnett tha se Natalia tërhoqi me zor gruan e tij drejt një gardhi elektrik në tentativë për ta vrarë.
Që kur historia bëri bujë në fillim të shtatorit, kjo është hera e parë që Natalia prononcohet.
Në klipin promovues, Dr. Phil e shtyn Natalian t’u përgjigjet aludimeve të prindërve të saj. Ajo thotë se ka ndërmend të tregojë anën e saj të historisë.
Prindërit birësues të Natalias akuzohen për neglizhencë.
Burimi: People