Celebrity

Aktorja zbulon portretin dhe emrin e fëmijës së parë

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2019

Aktorja zbulon portretin dhe emrin e fëmijës së parë

Shay Mitchell dhe i dashuri i saj, Matte Babel, kanë vendosur ta quajnë vajzën e sapolindur Atlas.

Aktorja, 32 vjeçe, foli për Vogue mbi sfidat e të qenit nënë për herë të parë dhe tregoi si ajo dhe partneri i saj zgjodhën emrin e të voglës.

“Një shoqe e ngushtë e jona po na listonte emra që kishte menduar t’ia vinte të bijës, që e kishte sjellë në jetë para një viti e gjysmë. Kur tha Atlas, pashë Matte, ai pa nga unë dhe thamë njëzëri, ‘Oh Zot,’” tha Shay, që i ka dedikuar një kanal të tërë në YouTube udhëtimeve nëpër botë.

“Është emri perfekt. Që nga ajo ditë, e dinim që do ta quanim Atlas,” vijon ajo. “Njerëzit na pyesnin a e kishim zgjedhur emrin, por ne ua fshihnim. U kërkojmë falje gjithë njerëzve që kemi gënjyer.”

Aktorja i përshkroi javët pas lindjes së të bijës dhe tha se të qenit nënë, e ka përmbushur dhe i ka falur qetësi.

Aktorja zbulon portretin dhe emrin e fëmijës së parë

“Jam më e pranishme. E shoh çdo ditë,” tha ajo për Vogue. “Reflekton mbi kohën që ka kaluar dhe detyrohesh të ngadalësohesh. Më çudit sa shumë po më shijon kjo qetësi.”

Gjithashtu, Shay foli për kritikat që mori kur shkoi në festën e Drake, në tetor, pak kohë pasi solli në jetë vajzën. “Më shqetëson fakti që njerëzit gjykojnë kaq lirisht, aq më tepër nuk nuk i dinë faktet dhe mbrohen nga anonimati i tastierës,” tha ajo.

“Vajza ishte disa javëshe dhe kur unë dhe Matte vendosëm të dilnim atë natë për vetëm një orë e gjysmë, u habita se si njerëzit reaguan agresivisht dhe hamendësuan gjërat më të këqija për ne – sidomos për mua,” tha Shay.

“Ka probleme që duhen zgjidhur në botë dhe do të doja që njerëzit të mos dilnin në përfundime ekstreme për gjëra që s’u takojnë. Matte dhe unë zgjodhëm t’i injoronim sepse s’mund të ishim më të lumtur se kaq,” shtoi ajo. “Do të bëj atë që mendoj se është më e mira për familjen time.”

Aktorja zbulon portretin dhe emrin e fëmijës së parë

Atlas është fëmija i parë për Shay dhe Matte, të cilët u njohën përmes shoqërisë së përbashkët dhe janë bashkë që prej janarit të 2017-s. Në janar, Shay zbuloi se kishte pësuar një abort spontan në 2018-n.

Aktorja kaloi 33 orë në spital para se të sillte në jetë Atlas.

“Kjo është pa dyshim përvoja më intensive e jetës sime. Matte dhe unë jemi prindër, s’më besohet. Mendoja se shtatzënia ishte e vështirë,” tha ajo në një video. “Tani kuptoj se sapo kemi filluar.”