Për shkak të 150-vjetorit të krijimit, viti 2020 do të jetë një vit historik për Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Në përputhje me përvjetorin, Instituti i Kostumeve të Artit njoftoi se tema e Met Gala do të jetë “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja”.
Tema e zgjedhur do të tregojë një shekull e gjysmë histori të botës të shkëputur nga arkivi. Andrew Bolton, kurator në Institutin e Kostumeve, u shpreh se tema “është një imagjinatë e historisë së modës, një përfytyrim i ndërprerë dhe heterogjen”.

Bolton gjeti frymëzim nga filmi i regjisores Sally Potter të vitit 1992, “Orlando”, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të Virginia Woolf.
“Ka një skenë të mrekullueshme,” thotë ai, “në të cilën Tilda Swinton [Orlando] hyn në një labirint me mantel të një gruaje të shekullit XVIII dhe teksa kalon nëpër të, rrobat ndryshojnë dhe i përkasin shekullit XIX dhe ajo rishfaqet në Anglinë e viteve 1850.”
Bolton u frymëzua nga përroi i ndërgjegjjes së Woolf dhe ideja e vazhdimësisë në veprat e saj, ku përmendim këtu “Orlando” dhe “Zonja Dalloway”. “Nuk ka një fillim, nuk ka mes dhe nuk ka fund. Kështu e konceptoj unë modën,” tha ai.
Në një njoftim për shtyp, Max Hollein, drejtori i muzeut, shtjelloi më shumë konceptin: “Kjo ekspozitë do të marrë në konsideratë natyrën e hershme të modës, duke u zhvendosur para dhe pas në kohë, për të zbuluar si moda mund të jetë lineare ose ciklike”.
Eventi, që do të drejtohet nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, dhe Nicolas Ghesquière, Lin-Manuel Miranda, Meryl Streep, Emma Stone, do të mbahet më 4 maj.
Burimi: Vogue