Celebrity

Kourtney Kardashian merr vendimin drastik: Largohet nga seriali i familjes

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2019

Kourtney Kardashian merr vendimin drastik: Largohet nga seriali i familjes

Kourtney Kardashian do të largohet nga “Keeping Up With The Kardashians.”

“Kam vendosur të kaloj më shumë kohë me fëmijët, të shpenzoj më shumë energji për ta. Nuk po them lamtumirë,” tha ajo në një intervistë me Entertainment Tonight. “Mendoj se duhet të ndiqni sezonin e ri, Sezonin 18. Nuk po transmetohet, por po filmohet. Në këtë moment, në këtë dhomë.”

Kourtney, 40 vjeçe, ka tre fëmijë me ish-partnerin e saj, Scott Disick: Mason, 9 vjeç, Penelope, 7 dhe Reign, 4.

Themeluesja e Poosh ka kërcënuar disa herë se do të largohet nga seriali pasi është sulmur nga motrat për etikën e punës – ose më saktë, për mungesën e etikës së punës. Në një episod, Kim Kardashian i bërtiti Kourtney-t pasi kjo e fundit s’gjente dot kohë për të realizuar shërbimin fotografik të Krishtlindjeve.

Kourtney Kardashian merr vendimin drastik: Largohet nga seriali i familjes

“Dua që Kourtney të mos jetë kaq acaruese, sikur është shefja sepse s’është,” tha Kim asokohe. “Është më pak interesantja për t’u parë, kështu që le të mos vijë.

Më pas, Kim sqaroi ç’donte të thoshte. “Doja të thoja, që je më e mërzitshmja,” i tha ajo Kourtney-t.

Khloe shpjegoi më tej vendimin e Kourtney-t për të pakësuar prezencën e saj në serial dhe tha: “E duam shumë Kourtney-n dhe do të na marrë malli për të, por njerëzit vijnë dhe ikin gjatë gjithë kohës, sidomos në këtë familje. Na duket si një derë rrotulluese. Kourtney mund të mos jetë këtë javë, por mund të kthehet javës tjetër. Të gjithë kthehen.”

Vëllai i tyre, Rob Kardashian, hoqi dorë nga “KUWTK” disa vite më parë pasi kishte probleme me shëndetin mendor dhe fizik.

Burimi: Page Six