Bota

Flet për herë të parë pedagogu që vrau e copëtoi studenten: ‘E kisha nuse, do martoheshim’

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2019

Flet për herë të parë pedagogu që vrau e copëtoi

Këtë të hënë, historiani i njohur rus që pushtoi titujt e lajmeve prej vrasjes makabre u paraqit në një nga gjykatat e Shën Peterburgut.

Oleg Sokolov, profesor 63-vjeçar në Universitetin Shtetëror të Shën Petërburgut, është i dyshuari kryesor për vrasjen e një prej ish-studenteve të tij, Anastasia Yeshchenko.

Gjatë fundjavës, historiani u nxorr nga lumi Moika, në zemër të qytetit. Në çantë, kishte dy krahë të copëtuar dhe një armë.

Autoritetet thanë për median shtetërore RIA-Novosti se trupi i copëtuar i Yeshcheno u gjend në apartamentin e Sokolov. Viktima ishte 24 vjeçe.

Flet për herë të parë pedagogu që vrau e copëtoi

Sipas medias vendase fontanka.ru, Sokolov tha se “Pendohet thellësisht.”

Ai tha se jetonte me viktimën prej pesë vitesh. “E konsideroja nuse dhe u thashë të afërmve se do të martoheshim,” tha Sokolov. Ai përshkroi edhe zënkën për fëmijët e tij që i parapriu krimit makabër.

Sokolov u dërgua në Kresty, një qendër paraburgimi, ku do të qëndrojë dy muaj.

Yeshchenko erdhi në Shën Petërburg nga Kasnodar, në jug të Rusisë, për të studiuar. Ajo bënte punë kërkimore nën tutelën e Sokolov.

Autoritetet po hetojnë aludime të tjera që thonë se Sokolov ushtronte dhunë mbi disa nga studentët e tij.

Sokolov është specialist në historinë ushtarake të Francës dhe profesor në Departamentin e Historisë Moderne dhe Bashkëkohëse në Universitetin Shtetëror të Shën Petërburgut.

Gjithashtu, ai ishte anëtar i Institutit të Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike (ISSEP) me qendër në Francë, themeluar nga Marion Marecha, mbesa e Marine le Pen, drejtuesja e partisë më të djathtë franceze.

Të shtunën, instituti njoftoi se Sokolov ishte shkarkuar nga detyra në komitetin shkencëror.

Burimi: CNN