Sport

‘Gruaja e tij fsheh të vërtetën’: Flet ish-menaxheri i Michael Schumacher-it

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2019

‘Gruaja e tij fsheh të vërtetën’: Flet ish-menaxheri

Ish-menaxheri i Michael Schumacher pretendon se “do ta shohë sërish yllin e F1”, madje është i bindur për këtë.

‘Gruaja e tij fsheh të vërtetën’: Flet ish-menaxheri

Wili Weber, i cili menaxhoi kampionin për më shumë se 20 vite, u shpreh kundër gruas së Schumacher-it, Corinna, duke thënë se ajo e ndaloi të takonte Michael-in, pasi “ka frikë të ekspozojë të vërtetën”.

Schumacher nuk është parë në publik që pas aksidentit të rëndë gjatë skive në aplet franceze, në dhjetor të 2013-s. Sidoqoftë, Weber tha për Kölner Express, tabloid gjerman në Cologne, se Schumacher “nuk do të qëndrojë i fshehur përgjithmonë”.

“Unë besoj fuqimisht në rikuperimin e Michael-it, sepse e di që është një luftëtar,” tha Weber. “Nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të çdo ditë.”

Pa dhënë arsye pse, ish-menaxheri deklaroi se Corinna po e mban të fshehtë gjendjen shëndetësore të Schumacher-it. “Unë dua të di se çfarë bën, a i shtrëngon duart, a e prek fytyrën. Për fat të keq Corinna ma ka refuzuar,” shtoi ai.

Schumacher mbetet deri sot njeriu më i suksesshëm i F1, shtatë herë kampion i botës. Në dhjetor të 2013-s, teksa ishte duke bërë ski me djalin e tij Mick, në aplet e Francës, Schumacher goditi kokën me një shkëmb. Për shkak se ishte i pajisur me helmetë mbrojtëse, arriti të mbijetonte. Pas qëndrimin në koma, ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të dëmtimit të trurit. Në prill të 2014-s, agjenti i tij deklaroi se “ka momente vetëdije” dhe “shenja të vogla rikuperimi”.