Top List

Gjatë një interviste pune: 45 situata super të sikletshme të shqiptarëve

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2019

Gjatë një interviste pune: 45 situata super të sikletshme të

1. Më zuri lemza.

2. Sekretarja iu ul në prehër shefit dhe të dy më bënë intervistë. Ishte zyrë avokatie.

3. Më ngacmoi në telefon dhe nuk u paraqita fare.

4. Më pyetën për tabelën e shumëzimit.

5. Më pyetën se ku kisha punuar më parë dhe i thashë “s’ka rëndësi”.

6. Më thanë “çfarë do të shtosh për veten”, i thashë “jam single”. E kisha në kuptimin që jam përqëndruar vetëm te puna, por doli pak keq.

7. Po intervistohesha për një punë që s’e mbaja mend që kisha aplikuar.

8. Mua s’më ka ndodhur gjë, por motrën time e zuri barku keq fare. Kësaj i them të dhj*fsha punën.

9. Punëkërkuesi më tha që “ne s’po marrim vajza yje, do të marrim ty”.

10. Ishte intervista në frëngjisht ai fliste me “th”. Unë nuk e kuptoja fare.

11. Më kapi e qeshura.

12. Më zgjati dorën t’i jepja CV-në dhe i dhashë sërish dorën për herë të dytë. Super çuditshëm.

13. Më shtrëngoi dorën aq shumë sa zëre se pësova paralizë.

14. Kur më pyetën në lidhje me kompaninë dhe i thashë totalisht një gjë ndryshe, se nuk e dija për çfarë ishte.

15. Më bënin pyetje pesë persona njëkohësisht.

16. 4 vite më parë në Angli. Thashë vetëm “yes, yes” se nuk kuptoja asgjë. Por u punësova.

17. Rrija duke buzëqeshur gjithë kohën.

18. Më bënte stomaku zhurmë. Por nuk ndalonte ama.

19. Më pyetën si do reagoja nëse shefi do të më thërrisje “budallaqe” thjesht sepse ishte me nerva atë ditë.

20. Më kishte frangjosur i ftohti faqet dhe buzët dhe intervistuesi mendoi se isha sëmurë.

21. Më thanë në telefon nëse isha e bukur, sepse në disa raste do të duhet të shoqëroja shefin jashtë vendit.

22. Pata një gogësimë.

23. M’u gris fundi kur u ula në karrige.

24. Ishin shumë të pasjellshëm dhe nisa të qaj.

25. Pas intervistës, vura re që kisha buzëqeshur gjithë kohën me buzëkuq nëpër dhëmbë.

26. Më zuri kolla dhe nuk më linte të nxirrja asnjë fjalë.

27. Më pyetën nëse i njihja ngjyrat. Isha 25 vjeçe.

28. Hyra brenda dhe harrova t’i përshëndesja.

29. Punëdhënësi dhe unë qëndronim të ulur në skajet e një tavoline gati 5 metra.

30. Shkova me flokë të lagur se më ikën dritat.

31. Më tha: “I plotëson kushtet, por nuk të marr dot në punë se kam gruan xheloze”.

32. M’u derdh çaji super i nxehtë në këmbë.

33. Nuk më intervistoi fare. Më tha: “Ja ç’të them unë tani. Bëjmë sikur po të pyes ndonjë gjë. Do jesh rehat”.

34. Më pyeti: “Ke ndërmend të bësh fëmijë në 5 vitet e ardhshme?”.

35. Po intervistohesha në gjuhën italiane dhe nuk dija italisht.

36. Isha me grip. Më kullonin hundët dhe duhet ta ndërprisja punëdhënësin që t’i fshihja.

37. U mpiva dhe nuk flisja për pesë minuta. Nuk reagoja dot.

38. Më pyetën nëse sëmuresha shpesh dhe nga i kisha prindërit me origjinë.

39. Më merrej goja.

40. Doja të thoja fjalën konfidencialitet, e bëra lëmsh “kodifhjdhd’.

41. Kisha gazra. Nuk e harroj dot atë ditë. Flisja përçart.

42.Tështiva dhe më dolën qurrat.

43. Ngatërrova moshën. Jam 26 dhe thashmë “jam 23”.

44. E kuptova me vonesë që kisha shkuar me tuta të shkurtra.

45. Më pyetën se me kë shkova te vendi i intervistës.

- Përgjigje të ndjekësve në @anabel_hostel në Instagram, në lidhje me pyetjen “Cila ka qenë situata më e sikletshme gjatë një interviste pune?”.