Celebrity

Pa u menduar dy herë, Harry Styles thumbon keq Zayn Malik

Shkruar nga Anabel

18 Nëntor 2019

Pa u menduar dy herë, Harry Styles thumbon keq Zayn Malik

Në monologun hapës të “Saturday Night Live”, Harry Styles thumboi pa u menduar dy herë Zayn Malik, ish-anëtarin e grupit One Direction.

Pa u menduar dy herë, Harry Styles thumbon keq Zayn Malik

“Nuk jam më në një grup me çunakë,” tha Styles. “Jam në një grup me burra tashmë.” Por në vijim, ai i dha monologut një tjetër kthesë. “I dua ata. I kam si vëllezër. Niall [Horan], Liam [Payne], Louis [Tomlinson] dhe...uh” u mendua Harry, pak para se të vazhdonte më tej: “Ringo! Po, ky është emri tjetër.”

Përmendja e emrit të Ringo Starr, bateristit të The Beatles, lidhet me faktin se ai ishte i pari që u largua nga grupi legjendar në 1968-n, për shkak të tensioneve të krijuara gjatë turneut të vitit 1966 pasuar nga vdekja e menaxherit të tyre, Brian Epstein, një vit më vonë. Epstein njihej si "anëtari i pestë" i The Beatles.

Publiku i SNL reagoi me një “uuu” të zgjatur habitëse. Fill pas kësaj, njerëzit në Twitter shpërthyen duke kritikuar ose mbështetur Harry-n. Disa thanë se deklarata e tij nuk ishte mirënjohëse, ndërsa të tjerë e mbështetën.

Pa u menduar dy herë, Harry Styles thumbon keq Zayn Malik
Nga e majta në të djathtë: Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik, Liam Payne dhe Harry Styles.

Nuk është hera e parë që djemtë e One Direction thumbojnë Zayn Malik që pas largimit të tij në 2015-n. Në mars, Louis Tomlinson tha në një podcast me Dan Wooton se ndonëse Zayn u largua nga grupi, ai vazhdoi ta konsideronte mik. Marrëdhënia e tyre mori fund kur nëna e Louis ndërroi jetë në dhjetor të 2016-s dhe Zayn nuk tregoi respektin dhe mbështetjen e duhur.

Louis shpjegoi se disa ditë pas vdekjes së të ëmës, i duhej të performonte në X Factor, ku ishte në rolin e anëtarit të jurisë speciale i ftuar nga Simon Cowell, menaxher talentesh dhe pjesë e jurisë në talent show si “X Factor”, “American Idol, “America’s Got Talent”. Duke ditur gjendjen e tij, Harry Styles, Niall Horan dhe Liam Payne e mbështetën duke performuar së bashku me të. Për çudi, i vetmi që nuk erdhi ishte Zayn.

Në vitin 2010, Niall Horan, Zayn Malik, Liam Payne, Harry Styles dhe Louis Tomlinson morën pjesë secili më vete në audicionet e sezonit të shtatë të X Factor në Britaninë e Madhe. Megjithëse nuk u pranuan në kategorinë “Djemtë”, performuan bashkë në Wembley Arena në Londër në korrik të 2010-s. Kjo gjë bindi Nicole Scherzinger dhe Simon Cowell që t’i bashkonin djemtë në një grup të vetëm.

1D nënshkroi me labelin e Simon Cowell, Syco Revords, pasi u renditën të tretët në The X Factor 2010.

5 albumet e tyre, Up All Night (2011), Take Me Home (2012), Midnight Memories (2013), Four (2014) dhe Made in the A.M. (2015), u renditën në krye të klasifikimeve dhe sollën hite të suksesshme si "What Makes You Beautiful", "Live While We're Young", "Best Song Ever", "Story of My Life", "Drag Me Down" etj.

Burimi: Vanity Fair, Page Six, Wikipedia