Dje, Mozzik postoi këtë foto, ky vihen re një pjesë e mirë e tatuazheve në trupin e reperit, vëmë re një luan, një shqiponjë, portretin e Hanës, një tjetër portret, tekstin “In God We Trust” dhe më i qarti nga gjithë të tjerët: MOZZIK në bark, me shkronja kapitale.
Menjëherë u kujtuam për Feron, që bëri të njëjtën gjë me emrin e tij. Vetëm se Fero zgjodhi qafën për t’i deklaruar botës si quhet. Zgjedhjen e tij e justifikuam duke e quajtur një përkujtim të një periudhe të caktuar në jetë, që për Feron është pikënisja e karrierës si artist nën këtë emër arti. Edhe Mozzikun kështu po e justifikojmë, se të themi të drejtën s’është e rëndomtë të bësh tatuazh emrin tënd.
Por, pak orë më parë vumë re që në gishta, reperi kishte tatuazh – gjejeni çfarë – emrin e tij sërish! Ngaqë nuk ia nxinte njëra dorë, në katër gishta shkruhet Ziki, shkurtim i Mozzik.
Me prova të pamohueshme, themi që Mozzik ka bërë dy herë tatuazh emrin e tij. Pse? Që kush nuk i sheh barkun t’i shohë duart? Që kush nuk i sheh duart t’i shohë barkun? I mbaruan idetë? Mbaruan fjalët me katër shkronja? A quhen këto tatuazhe shenja narcizimi? A duhet të bëjmë tatuazh emrin?
Rikthehemi pas një ndërprerjeje publicitare.