Billie Eilish, vetëm 17-vjeç hyri në histori sot, duke u nominuar në 4 kategoritë kryesore për çmimet Grammy! Eilish është zyrtarisht këngëtarja më e re që thyen një rekord të tillë!
Billie, është nominuar në katërshen e kategorive më të forta që janë:1.Record of the Year; 2.Album of the Year; 3.Song of the Year ;4.Best New Artist.
Përballë yllit të "Bad Guy" në konkurim do të jetë reperja më e përforlur për momentin, Lizzo. Kjo e fundit, kryeson këtë vit me vit, me plot 8 nominime.
Muzika e Billie Eilish u njoh gjithashtu në dy kategoritë e muzikës pop, përfshi këtu "Pop Solo Performance"- (Bad Guy) dhe "Pop Vocal"- (“When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”).
Numri i nominimeve nuk është e vetmja arritje që duhet duartrokitur për moshën e këngëtares, por gjithashtu fakti që ia doli të kryesojë në 4 kategori kryesore në të njëjtin vit. Edhe artistë të tjerë i janë afruar këtij rekordi, por kurrsesi të kryesonin në mënyrë kaq të suksesshme në disa kategori njëkohësisht.
Në 2010-ën, Taylor Swift kur ishte vetëm 20-vjeç u bë këngëtarja më e re që fitoi çmimin "Album of the Year" gjatë çmimeve Grammy për albumin e publikuar në 2008, "Fearless". Atë vit, Swift ishte nominuar në 8 kategori, por ra para fitores në dy prej kategorive: "Record of the year" dhe "Song of the year". Ndryshe nga Billie, Taylor nuk u nominua në kategorinë "Best New Artist."