Shqipëria

Këngëtarja e famshme i bashkohet misionit të Këngës Magjike!

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2019

Këngëtarja e famshme i bashkohet misionit të Këngës

Ardit Gjebrea, producent i "Këngës Magjike" teksa rrëfeu zyrtarisht për publikun misionin e festivalit këtë vit, tha se kanë qenë të shumtë artistët dhe figura të njohura që e kanë telefonuar për ta mbështetur.

Njëra prej tyre, ishte Anna Oxa, këngëtarja me origjinë shqiptare.

"Anna Oxa, pasi mori vesh tragjedinë e ndodhur në 26 nëntor, më telefonoi dhe më pyeti se ç'do të bëhej me Këngën Magjike. Ajo, u emocionua nga misioni dhe pa u menduar më tha se të mërkurën (4 dhjetor) do të jetë këtu, tek Kënga Magjike. Më tha se do të blej një biletë dhe do të ulem tek publiku duke shtuar se ne artistët, për këtë jemi."- u shpreh Gjebrea.

Këngëtarja e famshme i bashkohet misionit të Këngës

Netët finale të "Kënga Magjike", do të mbahen në 4-5 dhe 7 dhjetor ku të gjithë këngëtarët do të këndojnë me misionin #këndojpërtëndërtuar.

Ndër të tjera, Arditi tregoi se kur ndodhi ngjarja mendimi i parë ishte anullimi i koncertit, por mendimi i ndryshoi pas vizitës në Thuman dhe bisedës me bashkëshorten e tij, Anilën.

"Shkova në Thuman, u preka. Bisedova me Anilën, e cila është besimtare dhe më tha, Ardit mos mendo kështu. Do ta bëj më festivalin dhe me të ardhurat e biletave do të bëjmë një shtëpi. Jam i bekuar për një bashkëshorte si ajo! Menjhëherë pas vendimit, e diskutova me artistët dhe thanë PO pa u menduar dy herë. Wshtë kollaj të tërhiqesh, duhet të jesh aty, të vihesh në dispozicion të atyre që kanë nevojë për ty!"

Mund të lexoni:Kënga Magjike do të bëhet, por me një mision të madh humanitar!