Urani, planeti i surprizave, do të përqafojë bamirësin Jupiter në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe ndereve dhe ky takim, simbolizon se do të keni shumë fat në aspektin profesional. Urani është në zonën e të ardhurave, kështu që jo vetëm do të merrni lajme të mira për statusin profesional dhe influencën, por edhe për kompensimin që do të merrni në punën e re a detyrën e re që do t’ju ngarkojnë. Pjesa më e mirë? Do të jetë totalisht surprizë.
Jupiteri do të hyjë në shenjën e Bricjapit më 2 dhjetor dhe do të qëndrojë aty deri më 19 dhjetor 2020. Do të jetë përgjegjës për fat të mirë profesional. Vitin që vjen, Jupiteri do t’ju sjellë shpërblime që kanë lidhje me karrierën që as i imagjinoni dot. Gjithashtu, planetë të tjerë po rreshtohen në të njëjtën pjesë të grafikut tuaj – shtëpinë tuaj të dhjetë të arritjeve prestigjoze – përfshirë Plutonin dhe Saturnin. Ju duhet vetëm Dielli dhe hëna e re për të çliruar gjithë të mirat që kanë planetet për ju. Hëna e re do të vijë më 25 dhjetor dhe do të bëjë gjithçka të mundur.
Hëna e re e 25 dhjetorit do të shoqërohet nga një eklips i fuqishëm diellor, pra është tre herë më e fortë se zaknisht. Do t’ia ndjeni peshën dhe ndikimin menjëherë. Kjo hënë e re do t’ju sjellë një shpërblim a një mundësi profesionale që e dëshironi sumë, do t’ju hapë një derë që do t’ju lejojë të bëni emër për veten. Java e 25 dhjetorit do të jetë më e rëndësishmja në karrierën tuaj e gjithë dekadës. Mos ikni me pushime gjatë kësaj periudhe.
Marsi do të takohet me Neptunin më 13 dhjetor dhe në këtë ditë mund të merrni përfitimet financiare të një projekti me natyrë artistike. Më 19 dhjetor, Marsi do të kontaktojë Saturnin, që do t’ju mundësojë një siguri financiare. Më 22 dhjetor, Marsi do të bisedojë me Plutonin, që nënkupton lajme të mira për pagën, bonuset, përfitimet, kreditë, hipotekat apo kapitalet.
Falë hënës së re të 26 nëntorit, mund të kaloni një pjesë të mirë të dhjetorit duke udhëtuar. Ka gjasa të jeni duke udhëtuar katër ditë para ose pas 11 dhjetorit. Jupiteri, i cili sundon shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimeve, do të jetë në humor të mirë, porsi udhëtimi juaj.
Ditën më me fat e vitit, 27 dhjetor, mund të takoni dashurinë e jetës suaj, pasi Dielli do të jetë në një vijë me Jupiterin. Ky fenomen s’do të ndodhë fare gjatë 2020, por do të përsëritet në 28 janar 2021, në një shenjë tjetër. Dielli sundon jetën tuaj romantike, kështu që dilni sa më shumë. Ka mundësi që të keni ndjenja për dikë në punë ose për dikë që keni njohur përmes punës. Ose, mund të udhëtoni me të dashurin tuaj dhe të forconi ndjenjat më tej. Nëse udhëtoni me një mik, mund të njihni dikë në resortin larg shtëpisë. Ideja është që duhet të impenjoheni dhe duhet të dilni nga shtëpia.
20 dhjetor deri më 2 janar është periudha perfekte për të mbetur shtatzënë. Do të jeni shumë me fat. Vigjilja e Vitit të Ri do të jetë private, vetëm për ju të dy. Ose, mund të shkoni në një restorant ku atmosfera është e ngrohtë dhe romantike. I dashur Dash, ky është muaji juaj!
Keni marrë vesh se do të udhëtoni diku larg dhe jeni më të lumtur se kurrë. Një kurorë yjesh do të shkëlqejë në shenjën e Bricjapit që do të thotë se çdo rrugë që merrni këtë muaj do të jetë e veçantë dhe e paharrueshme. Gjithashtu, mund të jeni të emocionuar për diçka në fushën e botimit, transmetimit, akademisë a investimit. Këtë muaj të jashtëzakonshëm do të merrni vetëm lajme dhe çmime të mira.
Urani në Dem do t’i dërgojë fjalë të mira fatlumit Jupiter, diçka që ndodh shumë rrallë, por do të ndodhë më 15 dhjetor. Lajmet që do të merrni do të jenë të papritura dhe të gëzuara. Urani dhe Jupiteri komunikojnë rrallë, por kur komunikojnë, rrallherë janë kaq pozitivë. Do të merrni lajme pozitive për punë marrëdhëniesh ndërkombëtare, emigracioni a pasaportash. Ose do të keni fat në botimin a publikimin e një projekti, në një çështje ligjore a akademike. Kijeni parasysh 15 dhjetorin.
Më 25 dhjetor ndodh një eklips solar, me një hënë të re shumë të fuqishme që do të përforcojë gjithë fushat e lartpërmendura. Eklipsi do të hapë një shteg të ri që ka qenë i mbyllur deri më tani. Do t’ju hapen dyer gjithandej. Do t’ju ndodhin gjëra të bukura, do të merrni vesh lajme të mira dhe të gjitha këto do të zgjasin deri në fund të janarit. Gjithë Viti i Ri 2020 do të theksojë të njëjtat gjëra, por ky muaj dhe janari do të jenë të jashtëzakonshëm.
27 dhjetori do të jetë dita më me fat e vitit, që zakonisht ndodh çdo vit, por nuk do të përsëritet deri në janar të 2021, në një shenjë tjetër. Nëse keni në plan të festoni fundvitin në një vend të huaj, do të përjetoni pushime luksoze e të këndshme. Nëse finalizoni një marrëveshje a nxirrni në treg një produkt, do të keni fitime të jashtëzakonshme.
Nga ana romantike, ata që janë të dashuruar do të kenë një avantazh, pasi Marsi është në sektorin e martesës. Disa Demë do të fejohen dhe të tjerë do të martohen këtë muaj të lavdishëm. Nëse jeni të martuar, gjeni një mënyrë për të kremtuar dashurinë tuaj. Këto vibrime rrëzëllitëse mund t’i përdorni edhe për të bërë marrëveshje të suksesshme biznesi.
Jeni beqarë dhe po kërkoni dashurinë? Afërdita në Bricjap do t’ju bëjë sharmantë, fiks në kohë për festa, që nga 1 deri 19 dhjetori. Fundjava e 7-8 dhjetorit do të jetë shumë e veçantë, pasi Afërdita dhe Neptuni do të falin valë glamoroze.
Muajin tjetër, kur Afërdita të hyjë në shenjën e Peshqve, nga 13 janari deri më 7 shkurt 2020, do të rrethoheni sërish nga engjëjt e vegjël të Kupidit. Ju presin gjëra të jashtëzakonshme vitin tjetër!