Muzika

Këta janë artistët dhe këngët më të dëgjuara të dekadës

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2019

Këta janë artistët dhe këngët më të

Drake është artisti më i dëgjuar i dekadës, pasi në Spotify*, këngët e tij janë dëgjuar mbi 28 miliardë herë. “Shape of You” nga Ed Sheeran, është kënga më e dëgjuar e dekadës, me 2.3 miliardë dëgjime.

Pesë këngët më të dëgjuara të dhjetëvjeçarit, pas “Shape of You” ishin “One Dance” nga Drake, “Rockstar” nga Post Malone, “Closer” nga The Chainsmokers” dhe “Thinking Out Loud” nga Ed Sheeran. Artistë të tjerë të suksesshëm pas Drake ishin Ariana Grande dhe Eminem.

Kënga më e dëgjuar e 2019-s është “Senorita” nga Camila Cabello dhe Shawn Mendes, me mbi 1 miliardë dëgjime. Në vend të dytë është “Bad Guy” e Billie Eilish me 990 milionë dëgjime. Albumi i Billie Eilish, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go,” ishte albumi më i dëgjuar i vitit. Artisti më i dërgjuar në gjithë botën ishte Post Malone, albumi i të cilit, “Hollywood’s Bleeding,” zë vendin e dytë pas albumit të Eilish, si më i dëgjuari i vitit.

*Spotify është shërbimi streaming i muzikës më popullor në botë, me 113 milionë përdorues premium.

Burimi: The Guardian