Për njëri-tjetrin

Përpos €100.000, Ermal Fejzullahu ndërmerr një tjetër mision humanitar

Shkruar nga Anabel

4 Dhjetor 2019

Përpos €100.000, Ermal Fejzullahu ndërmerr një tjetër

Fill pas tërmetit shkatërrimtar që për fat të keq shkaktoi 51 viktima, Ermal Fejzullahu reagoi në Instagram duke shkruar se ai dhe familja e tij do të kontribuonin me 100.000 euro.

"Vëllezër e motra! Asnjëherë në jetën time nuk kam dashur të publikoj ndihmën që kemi bërë, kur kemi marrë iniciativa për të ndihmuar raste të shumta në nevojë, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë. Uroj të solidarizohemi të gjithë e të hapim zemrat e të ndihmojmë sa kemi mundësi,” shkroi ai në mbishkrimin e fotos në Instagram.

Në postim, Fejzullahu u shpreh se do të dhurojë 100.000 euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. “Do të ndihmohen rastet më të rënda për të pakësuar sadopak dëmet që kanë pësuar. Ne s’bëjmë gjumë kur ti dridhesh, se veç ty të kemi Shqipni.”

Përpos €100.000, Ermal Fejzullahu ndërmerr një tjetër

Përpos kësaj, këngëtari do të ndërmarrë një tjetër mision humanitar. Sipas Prive, ai konfirmoi se do të ndërtojë edhe një shtëpi për familjen Abazi në Gjilan, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. Familja Abazi humbi dy vëllezërit Isa dhe Shemsedin, 32 dhe 29 vjeç. Djemtë nga Gjilani punonin në Durrës si mekanikë, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra gjatë shembjes së Hotel Tropikal. Ata lanë pas fëmijë të vegjël, njëri katër dhe tjetri dy.

Përpos €100.000, Ermal Fejzullahu ndërmerr një tjetër
Vëllezërit Abazi

Kësaj familjeje do t’i vijë në ndihmë edhe Tayna, e cila telefonoi pak ditë më parë në emisionin NIN ku u shpreh se të ardhurat e koncertit do të shkojnë për të. Vite më parë, familja Abazi humbi edhe një tjetër djalë, i cili u godit për vdekje me thikë. Prindërve të tyre u ka mbetur vetëm një djalë.

Artikull i rekomanduar: Të jesh OTR është prapë cool