Instagramming

‘Asnjë foto për tërmetin’! Enca i përgjigjet portalit: ‘Nuk i detyrohem askujt shpjegim’

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2019

‘Asnjë foto për tërmetin’! Enca i përgjigjet

Dje, Enca postoi një foto ku shfaqet pa grim dhe fill pas kësaj, Gazeta Express publikoi një artikull ku shkruhet se “Enca nuk ka postuar për viktimat e tërmetit”.

Në artikullin me titull “Enca shfaqet pa grim, asnjë foto për viktimat e tërmetit në Shqipëri”, në vijm shkruhet: “Nëse ka një këngëtare që nuk ka postuar shumë për viktimat e tërmetit në Shqipëri, është padyshim Enca Haxhia[...]Edhe në InstaStory, Enca ka vazhduar që të postojë video dhe fotografi që nuk ndërlidhen shumë më tërmetin në Shqipëri, por as në profilin e saj në Instagram nuk ka ndonjë foto apo video ku shihen skena nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë.”

‘Asnjë foto për tërmetin’! Enca i përgjigjet
Artikulli në Gazeta Express

Për t’iu përgjigjur Gazetës Express, këngëtarja publikoi një video ku duken të gjitha postimet e mëparshme të saj në lidhje me tragjedinë e 26 nëntorit, lehtësisht të gjetshme përmes opsionit Archive në Instagram, por nuk e la me kaq.

‘Asnjë foto për tërmetin’! Enca i përgjigjet
Postimi i Encës

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për pak vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja. Gazeta Express gjeni gazetarë të hajrit, mos shpërndani lajme fallco dhe mos shfrytëzoni momente të tilla për të hedhur vrer,” përfundoi Enca.

‘Asnjë foto për tërmetin’! Enca i përgjigjet