Dje, Marsela Çibuakj dhe Vitmar Basha shkëmbyen një puthje të ëmbël në prapaskenë. Sot, Rina Balaj dhe Sin Boy shkëmbejnë një puthje në Instagram. Ditë të mbara për romancën. E para shërbeu si kremtim i një lidhjeje, ndërsa e dyta, si konfirmim për publikun e gjerë.
Fansat e vërtetë duhet ta kishin bërë lidhjen që kur Rina u rikthye në Instagram me një profil të ri, të quajtur @isyourgirlrina, që bie në të njëjtën linjë me profilin e Sin Boy, @isyourboysinboy.
Dje, ata postuan të dy foto me njëri-tjetrin. Ja ku është e Sin Boy:
View this post on Instagram
Dhe ja ku është e Rinës:
View this post on Instagram
Rina dhe Sin Boy kanë publikuar një bashkëpunim të titulluar “Gigi” që është jashtëzakonisht i suksesshëm në Shqipëri dhe Greqi.
Kush është Sin Boy thatë?
Agustin Gega, lindur në Athinë nga dy prindër shqiptarë, e nisi karrierën në vitin 2015, kur filloi të publikonte këngë në YouTube. Pas dy vitesh, ai nënshkroi një kontratë me Heaven Music.