Marjona Metohu me “Bosh” dhe Khuba me “Ndryshe” ishin të përzgjedhurit e jurisë për të performuar në finalen e “Këngës Magjike”. Nga të gjithë artistët e rinj, Marjona dhe Khuba ishin dy pretendentët kryesorë, ku siç mund ta shihni edhe në sondazhin e Anabel.al, ata renditen në dy vendet e para. Megjithatë votimi unanim i jurisë shpalli fitues Khuba-n.
Teksti i “Ndryshe” është shkruar nga vetë këngëtari, ndërsa orkestrimi iu besua Florent Boshnjakut. Përsa i përket klikimeve, Marjona rezulton më e preferuar nga publiku duke qenë se balada e saj renditet në vendin e tretë si kënga më e klikuar në “Këngën Magjike”, pas “Marova” (Fifi) dhe “Ma zgjat dorën” (Eneda Tarifa).
Artikull i rekomanduar:
Shpallet fituesi i kategorisë New Artist International