Kur një artist ngjiti një banane në mur dhe ia vuri çmimin $120,000, të gjithë e dinim ç’e priste veprën e artit.
Punimi, nga Maurizio Cattelan, ishte mjaftueshëm i pjekur për t’u ngrënë dhe prandaj të shtunën, u hoq pa shumë ceremoni nga muri në Art Basel Miami Beach dhe u konsumua nga një tjetër artist, mes të një turme të pranishmish që u shokuan nga veprimi.
“Më pëlqeu shumë ky instalacion. Ishte shumë i shijshëm,” shkroi David Datuna në Instagram, nën një video të performancës artistike që e titulloi “Artisti i Uritur.”
Teksa njerëzit afrohen të filmojnë, një grua proteston kundër Datuna-s para se ta pyesë si quhet.
E titulluar “Comedian” vepra e artit konsiston në një banane të blerë në një ushqimore në Miami dhe një shirit të shkurtër ngjitësi. Janë tre punime dhe dy ishin shitur për $120,000 para se e treta të konsumohej publikisht.
Mbetet e paqartë në banania e ngrënë do të pakësojë vlerën e veprës, apo Cattelan ka ndërmend të blejë më shumë banane dhe t’ia nisë nga e para.
Para se të shiteshin dy veprat e artit, Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta.” Perrotin shtoi se artisti i shndërron objektet bondane në “bartëse të kritikës dhe lavdeve.”
Artisti nuk u dha asnjë udhëzim blerësve mbi çfarë duhet të bëjnë kur bananet të kalben.
Sipas një deklarate për shtyp, artistit i lindi ideja para një viti.
“Asokohe, Cattelan po ideonte një skulpturë në formën e një bananeje,” shkruhet në deklaratë. “Sa herë që udhëtonte, merrte një banane me vete dhe e varte në dhomën e gjumit për t’u frymëzuar. Bëri disa modele: të parin në resin, pastaj në bronz dhe të lyer në bronz. Përfundimisht iu rikthye bananes së vërtetë.”
Cattalan njihet për skulpturat që sfidojnë publikun. Një nga veprat e tij – një tualet i realizuar me flori 18-karatësh me vlerë 6 milionë dollarë – u shkul nga muri dhe u vodh nga Bleinheim Palace në Angli.
Burimi: CNN