Një javë më parë, Enisa Nikaj nënshkroi kontratën me Atlantic Records. Dje, publikoi projektin e parë nën këtë shtëpi diskografike. Kënga i dedikohet të prekurve dhe viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe titullohet “Something Beautiful.”
“E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënde do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar),” shkruan Enisa në Instagram.
Në tekst, ajo këndon:
“Edhe në terrin më të thellë, nuk e dimë ç’na pret
Nuk do të heqim dorë nga pushteti, nuk do ta ulim kokën
Edhe kur të është njomur fytyra, me lotët e dikujt tjetër
Premtomë që s’do e harrosh kurrë”
...dhe
“Në këto momente po testohemi
Po kalojmë më të keqen, por na nxjerr në pah më të mirën
Bashkë nuk verbohemi nga errësira
Do ia dalim, por dreqin, sa e vështirë është”
Të njëjtën gjë bënë dhe Ylli Baka dhe Era Rusi, me këngën “Në emër të shpresës.”