Celebrity

Ju prezantojmë me të dashurin e ri të Adele!

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2019

Ju prezantojmë me të dashurin e ri të Adele!

Gjëja e parë që Adele bëri pas ndarjes, ishte të djersijë, për të humbur më shumë se 20 kilogram. E dyta, të gjejë të dashurin e ri.

Ju prezantojmë me të dashurin e ri të Adele!

Thuhet se ylli i "Hello" po jeton një romancë të ëmbël me një producent shumë të famshëm amerikan, të quajtur Jonathan Hay.

Që pas ndarjes nga bashkëshorti Simon Konecki, Adele është parë shpesh në shoqërinë dhe studion e tij në New York.

Ju prezantojmë me të dashurin e ri të Adele!

Nga ana tjetër, Jonathan, 45-vjeç thotë hapur mes miqsh se ka gjetur "dashurinë e jetës së tij" (me theks anglez). Ç'ju thotë kjo?

"Krejt papritur takova dashurinë e jetës sime kur po merrja ashensorin tek Quad Studios."- u shpreh ai në një intervistë dhënë së fundmi, duke shtuar se shumë gjëra s'do të ishin njësoj siç janë nëse s'do të kishte takuar vajzën nga Londra.

Edhe pse s'e ka thënë kurrë hapur emrin e saj, fansat janë të bindur që është Adele. Producenti i njohur ka punuar me emra shumë të famshëm të industrisë muzikore, përfshi këtu Rihanna-n me hitin e saj "Pon de Replay". Partneri i ri i Adele ka një vajzë 17-vjeçare, e cila është gjithashtu këngëtare. 

Ju prezantojmë me të dashurin e ri të Adele!

Ndërkohë, Adele dhe ish-bashkëshorti me të cilin qëndroi për 3 vjet e martuar, kanë një djalë, Angelo-n, i cili erdhi në jetë në 2012-in.

Burimi: Mirror