Celebrity

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të humbasin titujt mbretërorë

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2019

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të humbasin titujt mbretërorë

Pasi mori një peticion me mijëra firma, një këshill lokal do të diskutojë në Dukës dhe Dukeshës së Sussex duhet t’u hiqen titujt mbretërorë.

Fushatën në faqen zyrtare të Brighton dhe Hove City Council e pikënisi Charles Ross, i cili hapi peticionin kundër mbretërorëve. Deri tani, është firmosur nga 3800 njerëz dhe do të diskutohet nga këshilli sot, më 19 dhjetor.

Çiftit iu dhanë titujt mbretërorë nga Mbretëresha Elizabeth II pas dasmës që u mbajt në maj të 2018-s.

Ngaqë titujt ua dha Mbretëresha, ajo është e vetmja që mund t’ua heqë. Nëse dëshiron, sigurisht.

“Ne të nënshkruarit Brighton & Hove Council refuzojmë përdorimin e titujve “Dukë i Sussex” dhe “Dukeshë e Sussex” nga individët Henry (“Harry”) Windsor dhe Rachel Meghan Markle pasi i konsiderojmë të gabuar dhe ofendues ndaj kontesë së East Sussex,” shkruhet në peticion.

“Si banorë të Brighton & Hove i kërkojmë këshillit t’u mos u referohet këtyre individëve me këta tituj pasi është simbol jo demokratik i shtypjes së publikut nga elita e të pasurve.”

Në vijim, peticioni i kërkon këshillit të mos u falë asnjë shërbim a ndere më tepër nga ç’do t’u falte njerëzve të thjeshtë.

Burimi: Harper’s Bazaar