Showbiz dhe TV

Dua dhe Rita ndoshta s’flasin, por gjyshërit e tyre ishin shokë

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2019

Dua dhe Rita ndoshta s’flasin, por gjyshërit e tyre ishin shokë

Këta burra me kostume, papjonë dhe flokë të përkryer janë gjyshërit e Dua Lipës (m) dhe Rita Orës (d). përkatësisht, quhej Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Fotoja, e cila u postua në Instagram nga Dukagjin Lipa, është realizuar në vitet ’60. Dy burrat janë fotografuar teksa pinë diçka në Pejë. Çfarë rastësie apo jo?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Dua Lipa dhe Rita Ora janë sot dy nga këngëtaret më të famshme dhe me të suksesshme në botë me origjinë shqiptare. Gjyshërit e tyre ishin shokë, familjet e tyre gjithashtu shkojnë mirë me njëra-tjetrën, por ato vetë nuk kanë raportin më miqësor.

Rita dhe Dua kanë jetuar të dyja në Londër dhe për më tepër kanë ndjekur të dyja të njëjtin gjimnaz, që do të thotë se vijnë pothuajse nga i njëjti rreth shoqëror.

Gjithçka nisi kur Dua i zuri vendin Ritës në fushatën e marketingut të Adidas. Gjithashtu, Elena Ora, e cila punon në një kompani të rëndësishme muzikore, nuk e mbështeti Duan në fillimet e karrierës sepse trembej mos eklipsonte Ritën.

Por, siç e vërteton fotoja, bota është shumë e vogël. Ndoshta fëmijët e tyre do të ulen të pijnë diçka bashkë një ditë.