Muzika

Nuk u kualifikuan në finale: Këngëtarët flasin për vendimin e jurisë

Shkruar nga Anabel

21 Dhjetor 2019

Nuk u kualifikuan në finale: Këngëtarët flasin për

Fill pas njoftimit të jurisë për 12 finalistët e “Festivalit të Këngës”, disa prej të skualifikuarve reaguan në rrjete sociale përsa i përket vendimit. Kanita, Renis Gjoka, Devis Xherahu, Aldo Bardho dhe Nadia & Genc Tukiçi nuk janë prononcuar, ndryshe nga artistë të tjerë si Kastro Zizo apo Wendi Mancaku.

Kastro Zizo falenderoi bashkëpunëtorët dhe u shpreh se “finalja është thjesht statistikë”.

“Falenderoj secilin prej jush që tingujt dhe tekstin e këngës ‘Asaj’ e pëlqyet dhe e shijuat. Shpresoj të ngelet një himn për çdo nënë të larguar nga kjo botë. Ne hymë thellë në zemrat tuaja. Vlerësoni çdo moment me të dashurit tuaj, me nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, fëmijët, gratë, burrat dhe çdo gjë të shtrenjtë tuajën. Një finale në festival është thjesht statistikë, me rëndësi që dhamë dhe morëm dashuri pa fund. Suksese dhe artistëve finalistë dhe fitoftë më i miri.”

Stresi gjithashtu shkroi diçka për mungesën e këngës “Bohem” në finale.

“Ju falenderoj përzermërsisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se të duash të tjerët. Urime të gjithë finalistëve, e meritonit. Eli Fara mos u mërzit, ne kemi publikun me vete, s’ka më finale se kjo. Mbi të gjitha ishte privilegj të punoje me ty Vera Grabocka. Artist nuk bëhesh nga një çmim, ne jemi në shpirt të tillë.”

Wendi Mancaku nuk foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për skualifikimin, por përkrahu mendimin e një ndjekësi që shkroi se “nëse do të kishte meritokraci në vendin tonë, Wendi do të ishte fituese.”

Sipas jush, cili këngëtar i skualifikuar e meritonte patjetër finalen? Votoni në linkun e mëposhtëm:

Nuk u kualifikuan në finale: Këngëtarët flasin për

Nuk u kualifikuan në finale: Këngëtarët flasin për

Nuk u kualifikuan në finale: Këngëtarët flasin për