Top List

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë dekadë

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2019

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

1. Keanu Reeves i trishtuar

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Keanu Reeves, ulur në një stol në park, duke ngrënë një sanduiç. I vetëm, i trishtuar. Ai sheh në tokë, ose më i rrënuar se kurrë, ose thellë në një debat ekzistencial me veten. Fotoja u bë virale me shpejtësinë e erës dhe përdoret ende sot.

2. Rihanna që ecën rrugëve me një gotë vere në dorë

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Ngaqë Rihanna është duke bërë diçka të pazakontë natën vonë, kjo foto na rikujton shkrepjet e vjetra të paparacëve ku njerëzit e famshëm dukeshin sikur kishin hequr dorë nga jeta. Dallimi i vetëm është se Rihanna s’ka hequr aspak dorë nga jeta këtu. Madje, i bëri verën dhe pizhamat shoqe të pandashme.

3. Shia LeBeouf dhe e ëma

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Aktori e ka bërë mëse të qartë se e kishte shumë të vështirë të ishte fëmijë i famshëm. Këtë dekadë, ia ka marrë dorën. Akoma e ndjekin paparacët, por fakti që vëzhgohet gjatë gjithë kohës nuk ka ndikuar në mënyrën si paraqitet në sytë e publikut. Kjo foto e Shia me të ëmën që pluskojnë nëpër LA thekson se ai jeton në universin e tij dhe se duhet ta lëmë të qetë.

4. Binjaket Olsen që pinë cigare

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Si çdo fëmijë tjetër i famshëm, Mary-Kate dhe Ashley Olsen janë tani më private se kurrë. Prandaj, çdo foto paparacësh që i kap pa mendje është si një dhuratë. Çfarë po ndodh këtu? Pse po gjestikulon kaq forcërisht Ashley? Dhe pse s’po e dëgjon Mary-Kate? S’do e marrim vesh kurrë.

5. Kristen Stewart që u nxjerr gishtin e mesit paparacëve

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Sot, është thuajse e pamundur që të mos i vësh re paparacët. Ca të famshëm bëjnë sikur s’i shohin, ndërsa të tjerë i përdorin në avantazhin e tyre. Kristen Stewart është kategori më vete. I urren paparacët si ditën e parë që i pa.

6. A$AP Rocky që vë zbutës në buzët e Kendall Jenner

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Kendall Jenner është më e mistershmja nga motrat Kardashian-Jenner dhe është thuajse e pamundur ta njohësh jashtë kornizave dhe skenarit të serialit. Kjo foto e Kendall dhe e të dashurit të saj të kohës, A$AP Rocky është e bukur në banalitetin dhe hijeshinë e saj.

7. Leonardo DiCaprio që bën qejf

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Leonardo ka qenë i famshëm që kur ishte i vogël, por le të themi të vërtetën. Ai s’është rritur kurrë. Porsi të dashurat që zgjedh.

8. Justin Bieber pret flokët

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

E mbani mend Britney Spears që qeth flokët? Kjo foto është versioni i asaj për këtë dekadë. Vihet re qartazi se me ndihmën e gruas, Hailey Bieber, ylli i popit po bën çmos që të mos bjerë në të njëjtin batak si Britney.

9. Ariana Grande lodron në shi

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Në pamje të parë, kjo ngjan si një foto që demonstron se Ariana ecën çuditshëm. Por, në të vërtetë, fotoja është bërë pak kohë pas vdekjes së ish të dashurit të këngëtares, Mac Miller. Këngëtarja po vjedh një moment të gëzueshëm pas një tragjedie kaq të papritur. Është e pamundur të mos prekesh kur e mendon.

10. Jonah Hill pi ujë

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Si shumë prej nesh që papritur filluan të interesohen për shëndetin, Jonah Hill filloi të ecte rrugëve me një shishe gjigante uji. Ndoshta mban dy litra? Diçka e tillë. Edhe pse pinte ujë për të qenë i hidratuar, nga ana tjetër aktori pinte cigare. Për të ruajtur balancën.

11. Suri Cruise dhe Katie Holmes thërrasin një taksi

11 fotot e paparacëve që bënë namin këtë

Nëse fotot e paparacëve nga fillimi i mijëvjeçarit ju bëjnë të blini një kostum sportiv Juicy Couture, kjo foto e Katie Holmes i bëri të gjithë të blejnë reçipeta kashmiri.

Burimi: The Cut