Hostel by Anabel

Sezoni ‘Si n’jetë’ i Hostel by Anabel 3

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2019

Sezoni ‘Si n’jetë’ i Hostel by Anabel 3

Producentja dhe skenaristja Dalina Buzi zbuloi së fundmi në Instagram se sezoni i tretë i Hostel by Anabel 3 do të quhet “Si n’jetë”. Titulli i sezonit të tretë duket se është frymëzuar nga batuta e famshme e tetë viteve më parë në “Apartamentin 2XL”, ku Gentian Zenelaj i përsëriste vazhdimisht Elvana Gjatës, e ftuar speciale në progamin e humorit, “të aktronte si n’jetë”.

“Gentian Zenelaj, aq shumë e kam thënë në xhirime sa u bë titulli zyrtar i sezonit të tretë,” shkruan producentja.

Ç’dihet deri tani për sezonin e tretë të Hostel by Anabel:

Titulli: “Si n’jetë”

Data: Mars, 2020

Protagonistët: Megin, Dean, Violën, Anën dhe Albertën i pret një aventurë e jashtëzakonshme. Krijuesja Dalina Buzi zbuloi në tetor se sezoni i tretë do të jetë “një reality show ku do të përzihet satira me realitetin".

Përmbajtja: Deri tani, dihet që do të jetë diçka inovative, me shumë humor si përherë dhe me shumë të vërteta, sjellë përmes një fryme që i shkon përshtat brezit të ri.