TV Mania

'Dedikim për prindërit e ndarë': Sara Bajraktari flet për keqkuptimin e madh!

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2019

'Dedikim për prindërit e ndarë': Sara Bajraktari flet

Sara Bajraktari, fituesja e vendit të tretë në "Festivalin e Këngës", me këngën "Ajër" sqaroi sot atë që të gjithë keqkuptuan pas performancës së saj.

E ftuar në emisionin "Rreze Dielli", këngëtarja tha se publiku u keqkuptua duke menduar se kënga është dedikim për prindërit e divorcuar.

"Ishte më e thjeshtë për mua të futesha në gjendjen emocionale të këngës. Eshtë një gjë që e kam përjetuar në jetën reale...Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë. Ajo këngë mund të merret dhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain. Ne kemi "Ajër" të ndryshëm. Prezantuesja e prezantoi ashtu, thjesht u duk sikur e kishte për mua, por nuk e kishte për mua. Ndoshta e kishte për vete, s'e di."- u shpreh Sara.

Pas përfundimit të këngës, komenti i Alketa Vejsiut e bëri publikun të mendojë se "Ajër" është histori personale duke qenë se këngëtarja vjen nga një familje me prindër të divorcuar, por në fakt jo.

Vetë Sara tha se si ajo ashtu dhe prindërit mbetën të habitur nga gjithë ky keqkuptim. Epo, gjëra që ndodhin!