Pak pas mesnatës, personazhi i Vezires, kuruar nga aktori Alex Seitaj, performoi në “Portokalli” këngën “This is me”. “Ky/kjo jam unë” filloi me Veziren e vetme në skenë, që këndonte: “Kokën kthej, të gjej, jo askush nuk do të më flasë/ Gjithmonë kokëulur se unë ndryshe jam[…] Jam këtu edhe pse ti s’do të flas/ Kam zë dhe fort do të bërtas/ Jemi më shumë se kaq.”
Ajo që nisi si performancë solo, u shndërrua më pas me praninë e një grupi njerëzish: përfaqësues të komunitetit LGBT+, persona me origjinë afro-amerikane, njerëz me tatuazhe, të rinj me sindromën Down dhe persona me nevoja të veçanta.
“Jo nuk jam unë një gabim, ekzistoj,” dëgjohet në një pjesë të këngës, e cila ngriti në këmbë publikun.
Mesazhi i personazhit të Vezires, ndonëse i vonuar në programet e humorit ku shpeshherë ndodh që teprohet me përdorimin e stereotipeve të ndryshme, ishte sidoqoftë kuptimplotë. Ndërkohë duam t'ju pyesim: