Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

3 Janar 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Luani dhe Virgjëresha

Duket se keni dëgjuar për një projekt të madh që “shpërtheu” në skenë në fund të muajit të kaluar. Rrallë herë e keni parë veten tepër të zënë në punë. Saturni sugjeron që të jeni realistë dhe të përqëndroheni  te detyrat, duke braktisur aktivitete të tjera. Edhe pse stresues, projekti me të cilin do të punoni do t’ja vlejë patjetër. Jupiteri nga ana tjetër premton shpërblime të konsiderueshme financiare përsa i përket punës që keni bërë.

Sikur të mos mjaftonin këto, Mërkuri do t’ju ndihmojë që të jeni më të artikuluar dhe të organizuar. Dielli do të mundësojë që të shkëlqeni. Ky projekt premton shumë.

Të gjithë këta planetë do të jenë në yjësinë e Bricjapit dhe do të sugjerojnë që ju të mbikqyrni një buxhet të madh dhe të përvetësoni fonde me rëndësi. Nëse jeni arkitektë, historianë, tregtarë, kuratorë nëpër muze, arkeologë, ka të ngjarë që këtë muaj të festoni lavdinë tuaj.

Gjithashtu mund të përqëndroheni te shëndeti dhe palestra në fillim të janarit. Keni në plan që t’i përkushtoheni këtyre dy fushave përgjatë gjithë 2020-s. Ky është një vendim i rëndësishëm për të lehtësuar stresin e punëve të mëdha që ju presin.

Eklipset vijnë si çifte, ndaj pas atij të 25 dhjetorit, një tjetër do të jetë më 10 janar. Ky eklips do të ndriçojë shtëpinë e dymbëdhjetë të intimitetit dhe sekreteve. Diçka për të cilën nuk ishit në dijeni mund të vendoset në qendër të vëmendjes.

Hëna e re e 24 janarit do t’ju japë kohë për të qëndruar me partnerin. Ai/ajo mund ta ketë ndjerë që keni qenë shumë të zënë me punë dhe e keni lënë pak pas dore. Nëse nuk jeni në një lidhje, atëherë personi me të cilin do të punoni ngushtë do të jetë një partner biznesi ose bashkëpunëtor.

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Luani dhe Virgjëresha

Ju pret një muaj i gëzuar para. Shtëpia e dashurisë së vërtetë do të jetë një mrekulli e vërtetë. Një gjë e tillë filloi që me eklipsin e 25 dhjetorit. Nëse jeni beqar, ekllipsi i ri do të sjellë më shumë mundësi për t’u njohur me dikë. Në të vërtetë, mund të jetë hera e parë në një dekadë ku do të keni mundësinë që të takoni dikë që përputhet më së miri me ju.

Ka të tjera mundësi për ju Virgjëresha. Nëse shpresoni për një fëmijë, fuqia e planetëve do të jetë në favorin tuaj. Nëse keni fëmijë, mund të dëgjoni për diçka tepër emocionuese që do t’ju bëjë të ndiheni krenarë.

Përsa i përket punës, do të keni mundësi fantastike për t’i treguar dikujt gamën e gjerë të krijimtarisë suaj. Kjo mund të ndodhë përmes detyrave që do të merrni tani ose në vijim. Tregohuni të guximshëm për të paraqitur idetë dhe aftësitë që ju karakterizojnë.

Muaji janar do të jetë një muaj shoqëror dhe priten festa të këndshme. Do të jeni në shoqërinë e miqve dhe njerëzve të rinj, disa prej të cilëve do të doni t’i njihni më mirë.

Magjia mund të ndërpritet përkohësisht me shfaqjen e Hënës së re të 24 janarit në Ujor, i cili mund të shtojë punën në zyrë. Një projekt i ri pritet së shpejti, por çdo gjë do të jetë në dorë të organizimit tuaj.

Edhe pse në pjesën më të madhe të punës do të përqëndroheni më së shumti te çështjet e punës, do të keni Afërditën te Peshqit – një shenjë e përsosur që tërheq dashurinë drejt jush.

Nëse jeni në një lidhje, me gjasë do të keni një raport më të afërt me partnerin/en. Planifikoni një surprizë. Ai/ajo do të mahnitet. Nëse jeni beqarë, mos i humbni shpresat sepse shumë mundësi të reja do të shfqen.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.