TV Mania

Përfundon reality show i parë për modën në Shqipëri: 'ADC' shpall fituese 23-vjeçaren!

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2020

Përfundon reality show i parë për modën në

Pas 10 javësh konkurrim, (Albania Designers Competition) shpalli fituesen e edicionit të parë! Mes tre finalistëve, ajo që rrëmbeu çmimin e parë ishte Alberta Sejdiu, 23-vjeçarja nga Ferizaj, Kosova, e cila dalloi për shijen e hollë që në javën e parë të spektaklit.

Përfundon reality show i parë për modën në

Sejdiu e nisi sfidën me këmbë të mbarë duke qenë se që në javën e parë u shpall fituese në garën e stilimit sipas epokave, pasi u prezantua me veshjen më poshtë, frymëzuar nga Coco Chanel.

Përfundon reality show i parë për modën në

Ashtu siç u tha që prej fillimit, fitueses do t'i ndërtohet nga Tring një atelie në vendlindjen e saj, Ferizaj dhe jo vetëm. 23-vjeçarja do të jetë pjesë e javës së modës në Milano si dhe do të fitojë një kopertinë në revistën "Living" me një nga krijimet e saj. 

Përfundon reality show i parë për modën në

Fituesi i vendit të dytë, do t'i jepet mundësia për të punuar si stiliste me Bora Zemanin (e cila do të hapë një atelie së shpejti) dhe fituesi i vendit të tretë do të punojë pranë "Altar" me Drilona Boçin.

Ky ishte edicioni i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe duhet thënë se i gjithë realizimi ka qenë një sukses. "ADC" është dukshëm format i frymëzuar nga  "Project Runaway" që fillimish u nis nga Heidi Klum, për t'u drejtuar më tej nga Karlie Kloss.

Përfundon reality show i parë për modën në

Përpos konceptit të njëjtë, Albania Designers Competition është një përshtatje e "Project Runaëay" për publikun shqiptar, duke nisur që nga detajet (manekina e bardhë pa kokë) e deri tek fakti që moderatores i jepet mundësia të gjykojë konkurrentët.

Përfundon reality show i parë për modën në
"Project Runaway"
Përfundon reality show i parë për modën në
Albania Designers Competition

Ndryshimi i vetëm është se si Heidi ashtu dhe Karlie janë modele të famshme dhe shumë të lidhura me industrinë e modës në përgjithësi kurse nga ana tjetër, Bora Zemani nuk është përfolur kurrë për ndonjë lidhje të veçantë me botën e modës.

Përfundon reality show i parë për modën në

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Sidoqoftë, përgjatë 10 javëve spektakli u realizua mjaft mirë sikurse u pa që të gjithë të rinjtë që aspirojnë të jenë dizajnerat e ardhshëm sollën prurje shumë interesante.

Përfundon reality show i parë për modën në

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Diçka të tillë e përforcojnë edhe reagimet e shumta në YouTube, gjë që tregon se shqiptarët janë jo pak të interesuar për një format të këtij lloji.

Përfundon reality show i parë për modën në

Propozimi për "ADC" në platformën Tring  erdhi nga stilisti Ardi Asllani, i cili ka mbikqyrur punën e stilistëve konkurentë javë pas jave në bashkëpunim me panelin e jurisë së përbërë nga Jonida Maliqi, Joni Peci dhe Bora Zemani.