Rudina Dembacaj, përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it konfirmoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Pak minuta më parë, Dembacaj postoi këtë foto, në përshkrimin e të cilës prezanton Frrokun si partnerin e saj në biznes dhe jetë.
View this post on Instagram
"E di që e donit të gjithë, por e kam për vete, ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes."
Rudina, konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti më 13 nëntor, por thashethemet kishin nisur që herët. Muaj më parë, kishte zëra që thoshin se divorci me Aleksin, babain e vajzës erdhi si pasojë e tradhtisë, por Dembacaj zgjodhi të mos flasë dhe fillimisht mohoi se mes saj dhe Mark Frrokut kishte diçka.
Ish-deputeti, fitoi lirinë në maj të 2018-ës, pas 4 muajsh në burg si i akuzuar për ndërtim pa leje dhe fshehje pasurie. Po në vitin 2018, Mark Frroku humbi bashkëshorten si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare,duke lënë pas dy fëmijë.
Nga ana tjetër, Dembacaj vijon të mbajë marrëdhënie miqësore me ish-partnerin, Aleks Varfajn.