Instagramming

Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2020

Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet

Pas komenteve kritikuese të ndjekësve në profilin zyrtar të Revistës Class në Instagram, faqja është detyruar të bllokojë komentet në dy postimet që shkaktuan debat të ashpër: një për motrat Vjollca dhe një për Xhemi Shehun.

Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet
Postimi për Marinën dhe Luanën
Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet
Postimi për Xhemi Shehun

Siç mund ta shihni, në postimin për Marinën dhe Luanën, mungon teksti për sheikët e Dubait që “çmendën” vajzat e showbizit shqiptar. Teksti është zëvendësuar me “motrat Vjollca në Dubai”.

Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet

Ndërkohë që nga ana tjetër, teksti polemik për Xhemin qëndron ende, por ndjekësit e kanë të pamundur të komentojnë.

Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet

Përsa i përket personit që qëndron pas postimeve, nisur nga komentet në Instagram, duket se përgjegjëse është menaxhuesja e faqes, e cila u prezantua me emrin Xhesi.

“Aman mos më sulmoni mua tani. Se drejtuesja jonë është shumë, por shumë fisnike dhe s’i pëlqen këto diskurse që shpesh i quan banale/ më vjen keq që e futa në telashe se ajo është e mirë dhe kur i bëjnë keq! Edhe kur e tallin dhe ironizojnë! Edhe kur e akuzojnë se ble fustane me taksat e shqiptarëve megjithëse ka 8 vjet që drejtoj [sic] një Biznes Fustanesh, edhe kur s’i thonë Faleminderit që bëri që Festivalit t’i kthehej zhurma që i kish munguar, por i kërkojnë llogari pse bëri show siç di ajo të bëjë show. Unë e di që drejtuesja ime e paguan me heshtje këtë dhe dua shumë t’i ngjaj, por kur firmosa kontratën e punës kërkova që të mos më censuronte. S’besoj se kam ofenduar njeri, s’besoj që kam bërë diçka jo etike. Siç bën Xhemi dhe shokët e saj shaka e ironi, ju ktheva dhe unë në mënyrën naive. Ngremë gotat tani se është 2020 dhe duhet harmoni dhe paqe!” shkruan menaxherja e faqes.

Ndërkohë duket se ndjekësit vazhdojnë të mos e kursejnë ironinë, qoftë edhe në postimet e tjera të Revista Class, ku Xhemi është në qendër të vëmendjes nëpër komente.

Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet
Ndjekësit detyrojnë Revistën Class të bllokojë komentet