1. “U fejova 18 vjeçe. I fejuari në atë kohë ishte emigrant. Filloj universitetin. Dhe aty filluan problemet me familjen e tij. E ëma ishte njeri që nuk qeshte kurrë. Më kontrollonte çantën dhe po të shihte ndonjë zbutës për buzët thoshte, ‘Lyhesh rrugëve ti, pse i merr këto me vete?’ Gjithmonë ma kontrollonte çantën. I ati më rrinte mbrapa kudo shkoja dhe më ruante mua. Kisha frikë të futesha në dyqan se do më kërkonin llogari e do thoshin pse shkove. Filluan të kishin përplasje me familjen time për këto sjellje. Inatet e debateve me të mitë m'i nxirrnin mua. Gjithmonë ishin të ftohtë, çdo fjalë që do thoshe do e shpjegoje pse e the, ç'doje të thoshe. Dhe ai i ashtuquajturi ‘i fejuar’ dëgjonte çdo fjalë të tyre dhe nuk fliste me mua për të kuptuar si qëndronte puna. I them në telefon eja të sqarojmë gjërat bashkë dhe nuk erdhi. Semestrin e dytë ndenja në shtëpinë e tij për disa rrethana. Arriti puna sa çdo gjëje i iku durimi dhe marr sendet e mia dhe largohem prej asaj shtëpie për të mos e parë më kurrë. Filloj punë mbas disa muajsh dhe aty njoha djalin që kam sot në krahë, fillimisht si shokë pune e me kalimin e kohës u bëmë shokë jete. Kur e shihni se diçka nuk ecën është e kotë ta zgjasësh më tepër. Asnjëherë nuk është vonë për të marr vendime në jetë. Fillimisht të duket sikur është fundi i botës por me kalimin e kohës kupton se thjesht është mbyllur një kapitull për të hapur një të ri. Zgjedhja na takon ne ta ndërtojmë jetën tonë dhe s'kemi pse trembemi nga paragjykimet.”
2. “Nga t’ia nis e nga t’ia filloj unë me ‘kunatën time të dashur,’ ‘Eliten e Bllokut,’ se kështu e mban veten. Që në momentin që une u lidha me tim shoq, s’më pëlqente sepse unë isha ‘fshatare,’ nuk isha nga Blloku, sado që unë kisha bërë dy universitete dhe një master shkencor dhe isha në punë shumë të mirë. Nejse, nuk ia zgjasja shumë,i thoja, ‘Jam krenare që jam fshatar,’ se gjithsesi të gjithë andej e kemi origjinën. Nuk arrinin ofendimet, por filloi të më tregonte për ishat e tim shoqi. Kish raste që edhe m’i prezantonte dhe më thoshte, ‘Vajzë e mirë, ta kish marrë im vëlla, do kish kaluar mirë.’ Njëherë, një shoqen e saj dhe ishin e tim shoqi ma solli dhe me pushime me ne. Iku kjo, ngela shtatzënë, i iku truri, se thoshte, ‘Unë pa u lidhur, ju u martuat dhe bëtë dhe fëmijë,’ xhelozia në kulm. Vinte në shtëpi orar pa orar, nuk bënte as edhe një gjë dhe çdo gjë duhet ta beja unë. Lekë nuk investonte fare në shtëpi, ne e mbanim me të ngrëna dhe te pira, dhe i jepnim dhe ndonjë lekë xhepi se ajo e mbaronte rrogën (1 milion të vjetra në muaj), nëpër pub-et e Tiranës. Pasi linda aty ishte kulmi. Unë si çdo femer, kisha stresin e paslindjes dhe ajo i thosh tim shoqi që është çmendur, shiko si sillet, ta çojmë te doktori se nuk është mirë. Unë ika te prindërit e mi që të qetësohesha, dhe ajo filloi të më bënte xheloze për tim shoq, duke thurur intriga të ndryshme. Sa herë iknim ne nga shtepia na i sillte dashnorët në shtëpi dhe flinte te krevati ynë, kulmi. Sa njeherë i kapëm në shtëpi mat se erdhem pa i thënë. Nuk kërkoi falje, por bëri edhe çmos që të na nxirrte nga shtëpia ku ne rinim të tre bashkë me një fëmijë të vogël, në një moment shumë të vështirë,unë pa punë dhe im shoq ku t’i dilte ndonjë punë, dhe na vendosi edhe vjehrrin dhe vjehrrën kundra dhe s’na flasin më me gojë. Dhe shkaku që i bënte këto ishte sepse unë nuk isha si ajo. Dhe im shoq i thoshte qëgruan s’e kam marrë për ty moter, por për veten time. Vërtet tani po stresohem për anën ekonomike por të paktën s’kam atë stres që kisha me të.”
3. “Po shkruaj për atë përbindeshin tim, vjehrren, që më ka rënë për pjesë. Isha 23 vjeçe kur hyra në atë shtëpi, isha vetëm e fejuar ende pa u martuar. Unë shkoja vetëm 1 herë në javë sepse kisha dëshirë të kalonim pak më shumë kohë me të fejuarin tim. Fillimisht ishte e dashur, më priste me qejf. Pas 3 muajve nisi të më rrinte me turinj, shtronte tavolinën dhe mua nuk më vendoste pjatë, gatuante gjëra që ajo i dinte që unë nuk i haja, ‘Do për të ngrëneë biri mamit?’ i thoshte të fejuarit e i jepte pjatën e mbushur plot. Kemi debatuar e sa herë është zënë i shkreti me të vetëm për të më dalë në krahë mua e megjithatë ajo vazhdonte ende. Më tmerronte fakti kur do martoheshim, kështu që vendosëm të dilnim veç. Aty filloi katastofa...shante, ofendonte, por jo në sy të fejuarit tim vetëm kur ishte përballë meje, ca nuk më thoshte. Unë kaloja kohën vetëm duke qarë, ndërkohë të fejuarit i tregonte muhabetet komplet ndryshe, filluam përçarjen. Pothuajse nuk flisnim fare vetëm ziheshim dhe ditën kur unë vendosa të shkepusja lidhjet me të, i fejuari i dëgjoi tek fliste nënën e tij me motrën e saj për mua, ‘Shyqyr e hoqa qafe atë kuçken kaurre (se vjehrra ishte muslimane). Çfarë nuk i thashë e im bir i besoi. Oh ç’jam kënaqur, i dëgjoj që vetëm zihen në telefon, e këputi qafën kuçka.’ Pas kësaj kuptoi që mua po më humbiste kot dhe më kërkoi falje. Sot kam 1 vajzë të vogël 3 vjeçe, nuk flas me asnjë nga familja e tij, jam rehat edhe pse ende vazhdon më shan sepse tashmë më quan fajtore pse djali i saj nuk flet me të.”
4. “Kur bëhet fjalë për familjen e të fejuarit tim flas plot pasion e lumturi. Kam 4 vjet më të fejuarin tim 3 vjet lidhje dhe 1 vite fejesë dhe vjehrrën time e kam njohur që vitin e parë që kisha njohur dhe të fejuarin tim dhe nuk ma priste mendja që unë të kisha këto marrëdhënie me vjehrrën time. Mbaj mend që nga dita e parë e deri më sot nuk kemi bërë një herë fjalë është kaq e mirë, oh Zot më duket sikur është shoqja ime dhe jo vjehrra. Mbaj mend kur jemi takuar që në fillim më ka thënë këto fjalë: ‘Çdo gjë që do të duket e padrejtë ose do të lëndojë diçka që unë do të them apo bëj, dua që të ma thuash në sy dhe hapur. Gjithashtu dhe unë ty.’ Mos harroj të them që ai person ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen time që unë të jem këtu ku jam sot. Ndërsa për vjehrrin nuk kam shumë për të thënë veçse është një baba dhe një njeri shembullor dhe zemërmirë. Kam marrëdhënie shumë të mira dhe me të, po nuk është se kam kontakte sa kam me vjehrrën. Kurse sa për kunatin tim, ai është një çamarrok i vogël dhe marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Falenderoj Zotin që i ka dëgjuar lutjet e mia për të pasur familje të 2 njerëz të tillë që më falin dashuri dhe respekt sikur të isha vajza e tyre dhe asnjëherë s’më ndajnë nga djemtë e tyre për mos thënë që më mbajnë dhe me hatër shpesh herë.”
Botuar për herë të parë në mars 2015.