Sex

6 arsye aspak seksi pse duhet të bëni rregullisht seks

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2020

6 arsye aspak seksi pse duhet të bëni rregullisht seks

Gratë në të 40-at dhe 50-at e tyre që bëjnë seks të paktën një herë në javë, kanë 28% më pak shanse të kalojnë në menopauzë të parakohshme në krahasim me gratë që bëjnë seks një herë në muaj ose më rrallë. Sidoqoftë, kjo s’është e vetmja arsye për të pasur një jetë seksuale aktive. Seksi ju bën mirë. Ja çfarë thotë shkenca.

1. Seksi të bën mirë për zemrën

Nuk keni pse shkoni në palestër për të vënë zemrën në punë. Gjatë seksit, zemra zmadhohet mesatarisht, sikur jeni duke ngjitur një palë shkallë. Rekomandohen 150 minuta aktivitet fizik në javë dhe minutat e nxehta në shtrat vlejnë, sado pak qofshin.

2. Seksi pakëson stresin

Seksi dhe masturbimi pakësojnë stresin në nivele të jashtëzakonshme. Një studim i 2006-s vërtetoi se njerëzit që bëjnë seks pentrues ose jo, e përballojnë shumë herë më mirë stresin.

3. Seksi rrit mirëqenien.

Një studim i 2007-s që analizoi rreth tre mijë amerikanë zbuloi se ata që ishin aktivë seksualisht, ishin më të shëndetshëm se të tjerët. Sigurisht, njerëzit mund të jenë seksualisht aktivë sepse janë të shëndetshëm, por edhe në studime të tjera është vërtetuar lidhja e drejtë mes seksit dhe mirëqënies.

4. Seksi është drogë natyrale

Njerëzit kanë dëshirë të preken dhe të prekin sepse gjatë kontaktit intim, truri lëshon hormonin oksitocinë, që njihet si droga e dashurisë. Oksitocina e çliruar gjatë gjumit ju bën të ndihen në paqe dhe të dashur.

5. Seksi konservon inteligjencën

Studime nga Coventry University zbulun se njerëzit që janë aktivë seksualisht në moshë të vonë janë më inteligjentë se sa ata që nuk janë aktivë.

6. Seksi largon sëmundjet, ndoshta

Ka pafund prova që vërtetojnë se seksi lidhet me nivele më të larta të antitrupit imonuglobinë A. një studim i vitit 2004 zbuloi se njerëzit që bëjnë seks një herë ose dy herë në javë, kanë nivele 30% më të larta të imonuglobinës A në krahasim me ata që nuk bëjnë seks.

Burimi: The Guardian