Kur bëhet fjalë për kombinimet e ngjyrave, vështirë të dihet se cilat shkojnë me çfarë. Gjithçka në modë është provë. Për shembull, ndoshta askush nuk priste që e kuqja dhe roza e fortë të shkonin tmerrësisht shumë me njëra-tjetrën, derisa dikush guxoi dhe provoi të kundërtën.

Por nëse e kuqe + rozë është diçka me të cilën na është mësuar syri, nuk mund të themi të njëjtën gjë për katër kombinimet e mëposhtme. Duket se fashionista-t janë larguar nga ngjyrat e tokës që mbizotëruan sezonin e kaluar, për të guxuar me kombinimet, të cilat pritet të gjenden në të gjitha sfilatat e 2020-s.
Rozë + Camel (kafe që merr emrin nga ngjyra e devesë; Camel vjen si përzierje e kafesë, bezhës dhe një nuance të ngjashme me fildishin)

Portokalli + Blu-Kobalt (Ngjyra kobalt e merr emrin nga elementi kimik me të njëjtin emër; Bluja-Kobalt vjen si përzierje e ngjyrës blu të errët me një nuancë më të kaltërt)

E gjelbër + Lejlaja e jargavanit

E verdhë + Blu/Jeshile e bruztë (Në anglisht njihet me emrin Teal dhe është një nuancë që krijohet duke përzierë blunë me një bazë jeshile)

Zgjidh të preferuarin: