Luana poston rrallë, shumë rrallë foto me grim minimalist. Shumicën e kohës, moderatorja shfaqet në Instagram me një makeup të kuruar deri në detaje, në të cilin mbizotërojnë xixat, ngjyrat e forta si e kuqe dhe vishnje, konturimi dhe highlight-er. Me pak fjalë, një grim i theksuar, tipik skenik dhe televiziv.
Për ta pasur më të qartë:
Luana #1
Luana #2
Luana #3
Luana #4
Luana #5
Në një postim së fundmi në Instagram, Luana shfaqet ndryshe. Siç mund ta shihni, moderatorja ka zgjedhur një grim minimalist, që shkon për shtat me sfondin e pastër dhe bluzën-golf të bardhë.
Në foton, e realizuar nga fotografja Fioralba Kryemadhi, Luana është e grimuar lehtë, aq lehtë sa është lehtësisht i dallueshëm nishani karakteristik në hundë.
Për momentin, moderatorja ndodhet në Prishtinë dhe referuar postimeve në Instagram, duket se po ndryshon ngjyrën e flokëve, gjë që të bën të mendosh që në emisionin e ri, që pritet të fillojë së shpejti, Luana mund të vijë ndryshe. Pse jo, ndoshta e ka lënë pas në 2019-n edhe grimin e theksuar televiziv, ku mbizotërojnë tonalitetet e forta.