Kukulla e parë transgjinore në botë ka filluar të shitet në një dyqan lodrash rus.
Foto të kukullës – që ka një penis dhe një fustan – u bënë virale pasi dikush e pa në Planeta Igrushek (Planeti i Lodrave) në Novosibirsk, Siberi.
Kukulla ka flokë të gjatë biondë, tipare femërore në fytyrë dhe gjenitale mashkullore.
Kukulla është ndër të parat krijime me fokus komunitetin transgjinor në botë.
Në vitin 2018, Argjentina u shokua pasi një kukull transgjinore filloi të shitej në Toys R Us. Ndërsa në 2019-n, Mattel njoftoi se do të prodhonte një Barbie pa gjini.

Fotot e kukullës në fjalë u përfolën gjerësisht online. Disa nga komentet më të përhapura:
“A është normale të prodhohen kukulla të tilla për fëmijë?
“Fëmijët duhet të blejnë ca bisturi dhe ta amputojnë.”
“E keni menduar që mund të ketë jetë një defekt teknik? Mund të kenë vënë një kokë femre mbi një trup mashkulli.”
“Mendoj që kjo është një tentativë liberale për të ndryshuar shoqërinë.”
Në vitin 2017, aktivistja për të drejtat LGBTQI, Jazz Jennings, u përjetësua në një kukull nga Tonner Doll Company. Kukulla – që është bazuar në imazhin e një prej transgjinorëve më të rinj në Amerikë – nuk ka gjenitale.

Burimi: The Sun