Celebrity

Kim zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të vajzës North West

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2020

Kim zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të

Kim Kardashian dhe Kanye West njihen si prindërit që i vendosin fëmijëve emra jo dhe aq të zakonshëm- North (Veri), Saint (I Shenjtë), Chicago dhe Psalm! Të gjithë emrat me një histori nga pas!

Kim zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të

Përshembull, Kim, as që e kishte menduar ndonjëherë që vajza e saj e parë do të quhej North. Në një video publikuar së fundmi në kanalin e saj në YouTube, Kim tregon se ideja për një emër si ky, nisi nga një shaka e bërë nga moderatori Jay Leno, gjatë një interviste me të në 2013-in.

Kim zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të

"M'u desh një javë kohë për t'i vënë emrin North-it. E mora nga Jay Leno, që fillimisht po bënte shaka me mua rreth këtij emri.

Kim zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të

Kim ishte shtatzënë gjatë asaj kohe dhe moderatori i sugjeroi ta quante vajzën North (Veri) meqë mbiemrin do ta kishte West (Perëndim), që do të thotë se me pak fjalë vajza do quhej (Veri- Perëndim).

Kim zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të

"Fillova të qesh dhe i thashë se nuk ka asnjë shans ta quaj vajzën time ashtu!"

Pastaj, sipas Kim-it ishin njerëzit ata që pas shfaqjes nisën t'i thonë se duhet ta merrte seriozisht emrin, pasi ishte i lezetshëm.

"Të gjithë më thoshin që është emër i veçantë dhe se duhet ta konsideroja. Ashtu bëra!"- përfundoi Kim.

Kim zbulon historinë qesharake që fshihet pas emrit të

Vajza e parë e familjes u quajt North West dhe sot është po aq e veçantë sa emri i saj!