News

Shqipëria e 105-a në botë për bamirësi? S’ka mundësi

Shqipëria e 105-a në botë për bamirësi? S’ka

Në dallim nga vitet e mëparshme, këtë vit, Charities Aid Foundation nuk publikoi listën e shteteve më bamirëse përgjatë 2019-s, por një agregim të listave të realizuara përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Studimi u bën tre pyetje atyre që interviston: A ke ndihmuar një të panjohur kur kishte nevojë për ndihmë? A ke dhuruar para për bamirësi? A ke shërbyer si vullnetar për një organizatë jo-fitimprurëse? Në bazë të përgjigjeve, përpilohet një mesatare që kontribuon në renditjen e shtetit në listë.

Këtë dhjetëvjeçar, Shqipëria u rendit në vendin e 105, nga 125 shtete të studiuara. Si shqiptarë, kjo renditje tingëllon absurde. Ne e kemi të rrënjosur në kulturë mikpritjen dhe ndihmën e atyre në nevojë. Kur dikush sëmuret në rrugë, nuk e lë njeri të vuajë. Kur një kushëri i largët kërkon një vend për të ndenjur në shtëpinë tënde, sigurisht që i lirojmë një krevat. Kur shohim që fqinjët kanë probleme ekonomike, u zgjasim një dorë.

Këto sjellje u vunë re më së shumti dhe rrënjët e tyre u përforcuan gjatë tragjedisë së 26 nëntorit dhe ditët që pasuan. Me qindra njerëz dolën vullnetarë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve, me qindra hapën dyert e shtëpive për t’i strehuar, me qindra mijëra dhuruan financiarisht dhe mblodhën rreth 10 milionë dollarë. Bamirësia e bërë pas tërmetit as nuk i afrohet bamirësive të bëra përgjatë gjithë dekadës nga shqiptarët. Aq monumentale ishte.

Sidoqoftë, nuk paska pasur ndonjë ndikim në renditjen e Shqipërisë në listën e CAF.  Por kjo ka një arsye. Pyetja në lidhje me dhurimin financiar dhe në lidhje me kohën vullnetare kanë marrë përgjigje negative nga të intervistuarit shqiptarë sepse nuk janë ende pjesë të kulturës sonë. Siç e shpjeguam më lart, u gjendemi pranë në mënyra të tjera, ndoshta më njerëzore, atyre që kanë nevojë për ndihmë. Gjithashtu, në faqen ku shpjegohet metodologjia, thuhet se në shtetet e vogla janë intervistuar përreth 1000 banorë, një mostër kjo goxha e vogël në krahasim me 3 milion shqiptarët që banojnë brenda territorit.

Renditja e dobët e Shqipërisë nuk e portretizon si duhet shpirtin tonë bamirës, por për sa kohë u qëndojmë besnikë vlerave tona, në rregull jemi.

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Albania 105th for charity? There is no possibility and no sense

Shqipëria e 105-a në botë për bamirësi? S’ka

Unlike previous years, this year, the Charities Aid Foundation did not publish a list of the most charitable states through 2019, but rather an aggregation of lists made over the past decade. The study asks three questions to the interviewee. Did you help a stranger when he needed help? Have you donated money to charity? Have you volunteered for a non-profit organization? Based on the answers, an average is compiled that contributes to the ranking of the country in the list.

During this decade, Albania was ranked 105th out of 125 countries studied. As Albanians, this ranking sounds absurd. We have a culture rooted in the hospitality and help of those in need. When one gets sick on the street, one leaves no one to suffer. When a distant cousin is looking for a place to stay in your home, we certainly release a bed. When we see neighbors have economic problems, we extend a hand.

These behaviors were most noticeable and reinforced their roots during the November 26 tragedy and the days that followed. Hundreds volunteered to help those affected, hundreds opened their homes to shelter, hundreds donated thousands, and raised about $ 10 million. The charity created after the earthquake does not even come close to the charities made throughout the decade by Albanians. So monumental it was.

However, there was no impact on Albania's rankings on the CAF list. But there is a reason. Questions about financial donation and volunteer time have been answered negatively by Albanian interviewees because they are not yet part of our culture. As we explained above, we are reaching out to other, perhaps more human, ways of helping those in need. Also, the site explaining the methodology states that small states have interviewed around 1,000 residents, a small sample compared to the 3 million Albanians residing within the territory.

Albania's poor ranking does not adequately portray our charitable spirit, and as long as we know and do not become diligent, we are OK.