Social Buzz

Pasi doli haptazi si transgjinore, NikkieTutorials zbulon të vërtetën: ‘Unë e di kush më shantazhoi’

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2020

Pasi doli haptazi si transgjinore, NikkieTutorials zbulon të

Pas një muaji larg, Nikkie de Jager – e njohur si NikkieTutorials – i është rikthyer zyrtarisht postimeve të rregullta në YouTube. Videoja më e fundit u publikua dy javë pasi grimierja hollandeze ndau me botën faktin që është transgjinore, në një video të titulluar “I’m Coming Out.”

Në videon e re, Nikkie bëhet gati para kamerës, por edhe flet në lidhje me bujën që bëri dalja e saj si grua transgjinore. “Në këtë video dua të sqaroj disa pyetje që kanë njerëzit. Dua të jem një libër i hapur,”thotë ajo.

Pasi foli reagimet pozitive dhe mbështetjen e fansave, ajo adresoi çështjen e shantazhuesit që e kërcënoi dhe e detyroi të publikonte të vërtetën mbi identitetin e saj gjinor. Nikkie i nxiti fansat t’ua lënë këtë punë forcave policore dhe të mos hetojnë vetë. “Duhet t’i japim fund kësaj gjuetie shtrigash,” tha ajo. “Po shkatërroni jetë njerëzish që s’kanë fare gisht në këtë punë. Po ju kërkoj t’i jepni fund.”

Ajo iu drejtua edhe mediave që janë përpjekur të zbulojnë identitetin e shantazhuesit. “Kjo nuk është historia juaj. Nëse ka dikush të drejtë të flasë për shantazhuesit, jam unë.”

Nikkie zbuloi se me ndihmën e policisë ka arritur ta identifikojë personin që e kërcënoi dhe ka të dhënat e tij. “Madje di se si ky person i trajtoi njerëzit pranë meje për të marrë informacion mbi mua,” vijon ajo. “Kushdo që bën diçka të gabur duhet të ndëshkohet. Kam në dorë fuqinë për të shkatërruar një jetë.”

Sidoqoftë, Nikkie zgjedh të shohë anën pozitive. “Nëse zbuloj identitetin e këtij njeriu, i bëj të njëjtën gjë që donte të më bënte mua. A është kjo ajo që dua?” pyet ajo. “Duke marrë parasysh situatën time dhe gjithçka që më ka ndodhur, ky njeri është ndëshkuar.”

Që gjithçka të mos dukej si një skemë marketingu, Nikkie njoftoi se ka shtyrë gjithë projektet e reja për një datë të mëvonshme.