Sot është e dielë dhe data shënon 02/02/2020. Nuk është aspak ditë e zakonshme, kështu që vëmendje!
Kjo datë, njihet si "palindrome"- term që vjen nga greqishtja (palin- sërish, pas dhe dromos- vrapoj) dhe do të thotë se data lexohet njësoj në çfarëdo lloj mënyre. Kjo është e vetmja datë e tillë që do të ndodhë këtë vit. Një datë e ngjashme me të, ishte ajo e 11/11/1111, para 909 vitesh, kurse tjetra do të ndodhë pas 101 vitesh, më 12/12/2121 dhe pas kësaj s'do të ketë më asnjë datë të ngjashme deri në 03/03/3030.
Dita e sotme konsiderohet unike pasi është në të gjithë botën- edhe për amerikanët të cilët e shkuajnë datën sipas formatit muaj/ditë/vit (MM/DD/YEAR), ashtu dhe për vendet e tjera që e shënojnë ditë/muaj/vit (DD/MM/YEAR). Kjo është palindroma universale dhe e vetme që do të ndodhë përgjatë këtij shekulli.
Në krahasim me 11/11/2011, dita e sotme është edhe më e veçantë për shkak të simetrisë perfkte, gjë të cilën vite më parë e prishte "2011". Truri i njerëzve është i lidhur ngushtë me numrat, prandaj ata që besojnë në shkencën e numerologjisë në ditët e tyre me fat, të nënvizojnë edhe të dielën e sotme.
Cila është qershia mbi tortë? Kjo e dielë është dita e 33-të e vitit që do të pasohet nga 333 ditë të tjera, pasi nëse s'e kishit vënë re, 2020 ka plot 366 ditë! Kombinimi i këtyre numrave krijon fuqi të paparë, kështu që mos harroni të shprehni një dëshirë sot.
Burimi: CNN