Nëse do të shkëputesh pak nga jeta normale, planifiko një udhëtim të lezetshëm në fillim të shkurtit. Nga data 1 deri në 16 shkurt do të ishte ideale të udhëtonit dhe do të keni mundësi të jeni me miqtë tuaj në një event shumë interesant. Marsi në sektorin tuaj të udhëtimeve do t'ju ndihmojë shumë dhe fillimi i muajit do të jetë i ngrohtë dhe me shoqëri të mirë.
Mund të jeni së shpejti i ftuar në një dasmë, festë, event biznesi ose edhe shfaqje mode dhe me shumë gjasa, ky eveniment do të mbahet diku larg vendit ku jetoni. Do ta përkëdhelni veten aq shumë sa do të shkëlqeni ato ditë.
Data 16 do t'ju gjejë të motivuar për të ndryshuar gjëra brenda shtëpisë. Nëse ju pëlqen vendi ku jetoni momentalisht, do të vini në zbatim idetë e reja që keni në lidhje me dekorin. Gjithsesi, nëse keni ndërmend të lëvizni në një shtëpi të re, shanset janë që ta gjeni çfarë ju duhet gjatë muajit shkurt dhe mars.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti në 9 mars, kështu që gjatë këtyre ditëve përpiquni të mos blini pajisje elektronike, por kjo periudhë është fantastik për riparime të vogla shtëpie, lyerje apo mirëmbajtje.
Nëse gjeni shtëpinë që po kërkonit, sigurohuni të bëni pyetje para se të bini dakord. Mos firmosni asgjë gjatë periudhës së prapavijës.
Aty nga fundi i muajit, 23 shkurti do t'ju sjellë në rrugën tuaj gjëra që do të zgjojnë kureshtje dhe krijueshmëri. Peshoret do të ndihen të frymëzuar më shumë se kurrë dhe do të tërhiqni vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm në projektet e reja. Do të punoni me shumë pasion dhe sigurisht, do të shpërbleheni për këtë.
Në vijim, do të keni ca shpenzime për të kryer që lidhen me punën që bëni, me shtëpinë ose një nga pjesëtarët tuaj ka nevojë për ju.
Ky muaj është një mrekulli për ju, si për jetën private ashtu dhe për atë profesionale. Jo çdo muaj është i tillë prandaj përgatituni të shfrytëzoni gjithçka ju sjell momenti. Do ta shihni që do të thoni me plot gojën se shkurti ishte muaji më i bukur që keni kaluar së fundmi.
Karriera do t'ju sjellë lajme të mira dhe do të doni t'i ndani ato me të gjithë. Ky lajm do të vijë pas Hënës së plotë tek Luani, aty rreth datave 8-9 shkurt (plus/minus 5 ditë).
Këto kohë keni shpenzuar më shumë se ç'duhet, por shpejt kjo periudhë do të marrë fund. Gjithsesi, lajmi i mirë mund të jetë një rritje rroge përtej pritshmërive të tua, kështu që jeni ok. Nëse keni dhënë intervista pune gjatë kësaj kohe, do të merrni përgjigje gjatë datave 8-9 shkurt.
Nëse keni patur një prezantim për të bërë për një klient tuajin, do të dilni faqebardhë. Nëse keni biznesin tuaj, do të merrni një tjetër status në industrinë ku bëni pjesë. Siç mund ta vini re, ju presin vetëm fitore. Në fund të muajit, aty nga data 21 shkurt, do të shkëlqeni teksa jepni idetë për një projekt të ri krijues. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes pas datës 23 shkurt. Nëse jeni single, bëni mirë të jeni optimistë pasi shpejt mund të takoni dikë në një festë apo event social.
Po e njëjta Hënë e Re ,është ideale për të menduar rreth një shtatzënie të mundshme. As udhëtimet nuk përjashtohen këtë muaj. Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni për biznes apo me partnerin, do të jenë njësoj të bukura me shumë kujtime të reja që do t'i mbani mend gjatë.