Celebrity

Jay-Z zbulon bisedën e fundit zemërthyese me Kobe Bryant

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2020

Jay-Z zbulon bisedën e fundit zemërthyese me Kobe Bryant

Ka kaluar më shumë se një javë që kur Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter, dhe bota nuk resht së foluri për tragjedinë e papritur. Së fundi, gjatë inaugurimit të serive të leksioneve Shaën JAY-Z” Carter në Universitetin Columbia,  Jay-Z kujtoi bisedën e fundit me Bryant. Ata ishin miq prej vitesh dhe u takuan për herë të fundit në festën e Vitit të Ri që organizoi Beyonce.

Jay-Z rrëfeu se ndër gjërat e fundit për të cilat i foli Bryant ishte krenaria që ndjente për Gianna-n dhe karrierën e saj në basketboll.

“Kobe ishte shumë mirë asokohe. Mbaje mend që një nga gjërat e fundit që më tha ishte, ‘Duhet ta shohësh Gianna-n kur luan.’ Dhe më thyen zemrën sepse ishte kaq krenar për të, dukej në fytyrë. E pashë dhe i thashë, “Oh, do të bëhet një nga lojtaret me të mira të basketbollit në botë” tha reperi.

I rënduar nga humbja e një shoku, reperi përfundoi: “Unë dhe Beyonce e patëm shumë të vështirë ta kalonim këtë moment. Kaq dua të them. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm në ditët e tij më të mira.”

Homazhet për Kobe Bryant dhe të bijën Gianna do të mbahen më 24 shkurt në Staples Center në Los Angeles.