Shqipëria

Shuhet në moshën 86-vjeçare Nexhmije Pagarusha

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2020

Shuhet në moshën 86-vjeçare Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha, legjenda e muzikës shqiptare, Bilbili i Kosovës, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Familjarët e saj dhanë lajmin e hidhur në Facebook përmes fotove të zisë dhe postimeve.

Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, në Pagarushë, një fshat në afërsi të Malishevës, Kosovë. Karrierën muzikore që përshkon 40 vite ajo e nisi në vitin 1948 në Radio Prishtina.

Ajo ka interpretuar këngë si "Baresha," "E dehun jam," "Shota' etj. që konsiderohen kryevepra të muzikës shqiptare; ka interpretuar vepra të përkthyera në shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, në një koncert të parë të llojit të tij që për fat të keq nuk u regjistrua. Besohet se Bilbili i Kosovës ka kënduar mbi 150 këngë sepse siç thoshte vetë, ajo dhe muzika ishin një.

Pagarusha i dha fund karrierës në vitin 1984 pas një koncerti në Sarajevë. Në vitin 2000, pas 16 vitesh larg skenës, u kthye me këngën “Për ty,” në një emision të Ardit Gjebreas. Gjithashtu, në vitin 2005, ishte në jurinë e “Këngës Magjike.”

Në vitin 2012, ajo mori titullin “Ndëri i Kombit” nga Presidenti Bujar Nishani. Ndërsa në vitin 2018, mori “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti Trump.

Ngushëllime familjes.