Rihanna, një ikonë mode, organizoi një festë me rastin e hapjes së dyqanit të saj të ri Fenty në Bergdorf Goodman, ku i surprizoi të gjithë teksa u shfaq orë përpara hapjes së dyerve.
RiRi u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër portokalli, i çarë paksa në njërën anë. Portokalli ishte edhe ngjyra e pardesysë, ndërsa çizmet saten krijonin kontrast.
Një ndër ngjyrat me të cilën mund ta kombinoni portokallinë është bluja-kobalt (blu kobalt vjen si përzierje e ngjyrës blu të errët me një nuancë më të kaltërt).