Kinema & TV

Brad Pitt fiton Oscar-in e parë si aktor

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2020

Brad Pitt fiton Oscar-in e parë si aktor

Ju besohet që Brad Pitt nuk kishte fituar asnjë Oscar përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme si aktor? Pak momente më parë, ai u shpall fitues në kategorinë e Aktorit më të mirë jo protagonist për rolin e Cliff Booth në filmin “Once Upon A Time...in Hollywood.”

Gjatë fjalimit, Pitt nuk harroi të përmendte Leonardo Dicaprio-n, që porsi ai e mori me vonesë Oscar-in e parë. “Leo, do të të bëhem bisht,” tha ai.

Pitt konkurronte kundër Joe Pesci, Al Pacino, Anthony Hopkins dhe Tom Hanks. Fitorja e tij ishte e parashikuar prej shumëkujt.

Ky është Oscar-i i dytë për Pitt, por i pari si aktor. Ai mori statujën e artë në vitin 2014, si producent i “12 Years a Slave.”