“Truri im refuzon të pranojë që Kobe dhe Gigi nuk jetojnë më.”
Vanessa Bryant postoi një mesazh prekës në Instagram për bashkëshortin dhe vajzën 13-vjeçare që humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter.
“Nuk e procesoj dot,” shkruan Vanessa. “Po përpiqem të kuptoj që Kobe nuk është më me mua, por trupi refuzon të pranojë që Gigi s’do të kthehet kurrë.”
“Më duket e gabuar,” shtoi ajo. “Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes ndërsa vajza ime jo? Jam kaq e nevrikosur. Ajo ishte plot jetë.”
View this post on Instagram
Vanessa rrëfeu se e vetmja gjë që e mban në këmbë në këtë periudhë të vështirë janë tre vajzat e tjera.
“Të paktën kam Natalian, Biankan dhe Caprin,” tha Vanessa. “E di që ndjenjat e mia janë normale. Është pjesë e procesit. Thjesht doja ta ndaja me ju në rast se po përjetoni diçka të ngjashme. Zot, sikur ky makth të mbaronte. Po lutem për gjithë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme.”
Kobe dhe Gianna Bryant – dhe shtatë pasagjerë të tjerë – humbën jetën në një aksident me helikopter më 26 janar.
Homazhet për legjendën e basketbollit dhe të bijën do të mbahen më 24 shkurt në Staples Center.