Celebrity

Në këtë video, Ariana Grande nuk duket aspak single

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2020

Në këtë video, Ariana Grande nuk duket aspak single

Ariana Grande u filmua teksa shijonte për pak minuta shoqërinë e miqve në një bar në Northridge, Los Angeles, California. Ose më mirë të themi, shijonte më shumë shoqërinë e një djaloshi misterioz.

Në një video të publikuar nga TMZ, Ariana shfaqet duke u puthur me dikë, identiteti i të cilit nuk dihet, pasi me gjasë nuk është i famshëm. Sipas burimeve, Ariana qëndroi shumë pak në bar, rreth 30 minuta.

Pak kohë më parë, ajo u përfol se ishte në një lidhje me Mikey Foster të Social House, fill pas urimit të tij për ditëlindjen e saj, ku shkruante: “Ti je një nga njerëzit më të pabesueshëm në univers. Shpresoj që ky vit të të ofrojë vetëm gëzimin që meriton. Të dua. Gëzuar ditëlindjen.”

Megjithatë, vëllai i Ariana-n, Frankie Grande, mohoi thashethemin duke thënë se “motra e tij është shumë single”.