“Kohët e fundit, u zhduka pak nga rrjetet sociale për t’u përgatitur për perfomancën time në Grammy Awards dhe Super Bowl, por teksa isha larg internetit, bëra këtë tatuazh,” shkroi Demi Lovato në Instagram.
Ajo thekson se nuk e kishte idenë se çfarë do të bënte, thjesht “i tregoi historinë e saj” artistit të tatuazheve, Alessandro Capozzi. “Nuk e kisha idenë se çfarë do të bëja, i tregova për jetën time dhe si ndihesha në atë moment dhe krijuam këtë kombinim,” shton ajo duke iu referuar mbidozës.
Tatuazhi i veçantë i Lovato-s është një engjëll i duke rënë, i dorëzuar. Tre pëllumba – simbol i Trinisë së Shenjtë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) – e ngrenë sipër, teksa drita e brendshme shfaqet në kraharorin e saj. Krahët e engjëllit janë të zinj dhe duken sikur po shpërbëhen, për të përfaqësuar daljen nga errësira.
Në Grammy, Demi performoi këngë e saj të re, “Anyone”, në të cilën shprehu gjithë ndjesitë për periudhën më të errët të jetës. Teksti i “Anyone” u shkrua nga vetë ajo para se të shtrohej në spital. Para performancës, Demi e quajti këngën “një klithmë për ndihmë”.
Në korrik të 2018-s, Demi u shtrua në spital si pasojë e mbidozës. Ajo u kthye në jetë me anë të narcan, një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Fillimisht, TMZ raportoi se këngëtarja kaloi në mbidozë heroine, por kjo u mohua më vonë nga një burim pranë saj.
Pasi gjendja e saj u stabilizua, Demi shkroi në Instagram në gusht të 2018:
“Unë kam qenë përherë transparente në lidhje me problemin me varësinë. Gjithë ç’kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket apo venitet me mua. Është diçka me të cilën më duhet të vazhdoj të përballem dhe nuk i kam dhënë fund ende.
Dua të falenderoj Zotin që më mbajti në jetë shëndoshë e mirë. Për fansat e mi: Ju jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë javës së kaluar dhe më pas. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar të përballem me këtë moment të vështirë.
Tani më duhet kohë të përqëndrohem për të vazhduar të qëndroj esëll dhe për t'u marrë me rrugën drejt përmirësimit. S’do ta harroj kurrë dashurinë që treguat dhe mezi po pres ditën që do të them se ja dola.
Do të luftoj ende."
Në nëntor të 2019-s, në një intervistë për Teen Vogue, ajo u shpreh:
“Kur shoh veten në pasqyrë, shoh dikë që ka ka kaluar shumë. Jam përballur me shumë gjëra dhe shoh [në pasqyrë] një luftëtare. Nuk shoh një fitues kampionati, por shoh një luftëtare dhe dikë që do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht vështirësive